Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

531 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, e ardhmja e Brozovic ne dyshim: shitje perfundimtare ne qershor ose…

Inter, e ardhmja e Brozovic ne dyshim: shitje perfundimtare ne qershor ose…
Inter Club Staff

Marcelo Brozovic eshte njeri prej pikave kyce te rilindjes se Interit: mesfushori kroat ka mare celesat e skuadres ne dore dhe ka dhuruar paraqitje te nje niveli teper te larte, pa asnje gjurme te jo-vazhdimesise qe ka treguar ne te kaluaren. 

Kualitet dhe personalitet ne mesin e fushes, te nenvizuara me shume se nje here nga Luciano Spalletti ne intervisten e tij te fundit kane rritur kuotat e tij brenda kuadres por kane permiresuar imazhin e tij ne syte e tifozeve zikalter.

Gjithesesi, e ardhmja e Brozovic mbetet ende ne dyshim.

Interi, ashtu si tregohet nga Tuttosport, ka perzgjedhur pikerisht kroatin si elementin e duhur per te shitur ne qershor qe te mare ne kembim parate qe duhen per te kapur kuoten e 30 milione euro shitje perpara 30 qershorit per te respekuar marreveshjen me Uefen per Fair Play Financiar.

Me Skriniar dhe Icardi te cilet konsiderohen si te palevizshem me pervec te ndonje oferte te parefuzueshme, Brozovic mund te jete personi i duhur per te sistemuar bilancin e Interit. 

Eshte e vertete nderkohe qe paraqitjet e tij nese do te mbeten ne keto nivele, Interi do te kishte ne skuader keshtu nje mesfushor te nje nvieli shume te larte dhe nuk do te kishte nevoje te investonte shume ne kete repart ne vere.

Gjithesesi, keto muaj te fundit te kampionatit mund te japin pergjigjen e duhur per te ardhmen e kroatit.

Rruget jane dy: ose largim ne qershor ose rinovim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.