Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,778 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter kalon Chelsean per Eto’o. Dhe si alternative del…

Inter kalon Chelsean per Eto’o. Dhe si alternative del…
Xhorxh Gellci

Tanime eshte e qarte: Interi, sipas keshillave te Mazzarrit po kerkon nje sulmues deciziv ne zonen gol dhe qe eshte i afte te jete nje pike referimi per gjithe skuadren. Emri i pare ne liste eshte sigurisht Samuel Eto’o.

Zikalterit ndjekin nga shume afer zhvillimet ne shtepine e Anzhit, te cilat mund te rezultojne shume avantazhuese. Sulmuesi ish-zikalter, ne periudhen e tij ne Milano, ka ditur qe pervec se te duhet nga tifozet, te jete vrases ne zonen gol. Sipas Gazzetta dello Sport, ne fillim te javes te ardhshme, Branca mund te kaloje nga fjalet tek faktet, dhe me autorizimin e Morattit, t’i prezantoje kamerunasit nje kontrate dy vjecare prej 4,5 milion ne sezon, duke e kaluar oferten e Chelsea qe i ofron vetem nje vit kontrate. Konkurrenca e Mou eshte e rrezikshme, por fakti qe rroga ndryshon me vetem 500.000 euro, jep shume shprese, duke llogaritur edhe avantazhin mbi kohezgjatjen e saj.

Interi, ne keto momente, po vlereson edhe alternativa per kamerunasin. Sipas Gazzettes, eshte futur ne garen per Alessandro Matri. Natyrisht, edhe mbi kete emer qendron aprovimi i Mazzarrit, por ardhja e sulmuesit bardhezi duhet te ishte e lidhur me nje largim, dhe ai qe tregohet si me i mundshmi eshte gjithmone Belfodil. Ka edhe nje pengese: veshitresit financiare, me fjale te tjera, klubi zikalter mund te permbushe nje operacion te tille vetem ne huazim. Sigurisht nuk mund te permbushen 12 milionet e kerkuar nga Juventus.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.