Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,116 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter ne kerkim te mesfushorit: Arturo Vidal ne pole position! Ka edhe dy emra tjere qe…

Inter ne kerkim te mesfushorit: Arturo Vidal ne pole position! Ka edhe dy emra tjere qe…
Bujar Berishaj

Luciano Spalletti i ka kerkuar klubit nje mesfushor qe ka nje karakteristike specifike: nje eksperience nderkombetare.

Ja perse Nicolo Barella, edhe pse i pelqen shume klubit zikalter, per momentin eshte ne plan te dyte.

Ausilio mund ta marr ne cdo moment por Spalletti preferon nje lojtar te gatshem per ta perdorur ne Champions League. Por klubi, te pakten per momentin, mund te bej vetem operacione me huazim ashtu sic ka bere me Vrsaljkon.

Sa i perket Arturo Vidal klubi zikalter po punon prej kohesh, per me teper lojtari eshte i lumtur me idene per t’u kthyer ne Serie A dhe ka nje kontrate me Bayern qe mund ta zgjas nga 2019 deri ne 2020, nje kusht i obligueshem per ta marre lojtarin si huazim.

Ceshtja eshte se Bayern nuk zbret nen 30 milionet qe kerkon per lojtarin por sa me shume qe shkojme drejt fundit te merkatos, aq me shume tratativat behen te mundshme.

Ja perse eshte e lehte te mendohet qe mesfushori i ri i Interit do te arrij ne Milano ne 15 ditet e fundit, pas miqesores kunder Lyon ne Lecce.

Alternativat e klienit ekzistojne dhe jane emra per te cilet zikalterit po punojne pa shume zhurme, por nje profil qe ka dal ne ditet e fundit eshte ai i Tiemoue Bakayoko, me miqesoren e sotme kunder Chelsea qe do te ishte nje rast per te folur per mesfushorin francez, me Piero Ausilio qe do te jete i pranishem ne Nice.

Ish-lojtari i Monacos duket ne largim e siper nga The Blues, qe nje vit me pare e kishin blere lojtarin per 42 milione euro plus bonuse. Hapesirat per te punuar per nje zgjidhje jane, por mbetet megjithate nje plan B.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.