Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,324 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter ne sulm per De Vrij: ka nje marreveshje 3 milione euro plus bonus per 4 vite. Nje largim…

Inter ne sulm per De Vrij: ka nje marreveshje 3 milione euro plus bonus per 4 vite. Nje largim…
Inter Club Staff

Stefan de Vrij do ti thote me siguri mire u pafshim Lazios ne fundin e sezonit dhe eshte pikerisht ai objektivi numer nje i Interit per mbrojtjen e se ardhmes.

Kete gje e siguron La Gazzetta dello Sport e cila tregon se vezhguesit zikalter do te ndjekin Hollanden nga afer ne sfidat e saj me Bullgarine dhe Italine. “Tashme ka nje marreveshje per 3 milione euro ne sezon per lojtarin plus bonuse per kater vite. Kjo marreveshje peshon shume ne deshiren e lojtarit per tu larguar nga Lazio. Edhe Lotito duhet te kete hyre ne mendime se lojtari eshte ne skadence kontrate ne vitin 2018 e rrezikon ta humbase lojtarin. Por raportet e mira te presidentit te Lazios me agjensine SEG qe menaxhon De Vrij mund te ndihmojne ne mbylljen e kesaj marreveshje e qe tek Interi te kaloje keshtu nje nga lojtaret me te talentuar te Lazios qe pelqehet aq shume nga Pioli per repartin e tij mbrojtes.”

Kerkesa per kartonin e ish-lojtarit te Feyenoord eshte rreth 30 milione euro por zikalterit pretendojne ta bejne per vete lojtarin me 18-20 milione. Sipas Gazzetta dello Sport ne kete operacion mund te ndihmoje edhe nje shitje e mundshme e lojtareve aktual sa per te hyre ne parametrat e UEFA-s: “Emrat me te perfolur per tu larguar jane Ever Banega – i cili ka ardhur me zero euro nga Sevilla dhe Marcelo Borozic i cili ka ardhur per 8 milione euro -. Per argjentinasin kosto e kartonit ne kete moment perllogaritet 25-30 milione euro ndersa Brozovic ka nje klauzole 50 milione euro.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.