Inter, nje ndihme nga Genoa per bilancin? Takim mes klubeve: dy emra ne pjate
Ne shtepine e Interit po vazhdohet te punohet per te realizuar plusvalenca per FPF.
Dhe per t’i realizuar keto plusvalenca dirigjenca zikalter nuk deshiron qe t’i prek lojtaret me te rendesishem te ekipit por do te tentoj t’i realizoj ato me lojtaret e rinje.
Keshtu, sic raporton fcinternews.it, ne javen e ardhshme eshte ne plan nje takim mes Interit dhe Genoas per te disktuar rreth dy lojtareve: Ionut Radu dhe Andrea Pinamonti.
Portieri rumun do te kthehet tek Interi pas huazimit te Avellino sezonin e kaluar dhe Genoa eshte shume e interesuar per te. Ai duket afer nje kalimi atje por mbetet per te diskutuar akoma rreth formules se transferimit.
Por jo vetem, sepse ky takim do te sherbej edhe qe te flitet rreth Andrea Pinamontit. Sulmuesi 19 vjecar i Interit pelqehet shume nga klubi i Preziosit dhe konsiderohet nga Interi si nje sakrifice eventuale per te sistemuar bilancin.
Vlera e kartonit te Radu vleresohet rreth 3 milione euro kurse ajo e Pinamontit rreth 8 milione euro.