Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

665 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Isla shume afer Interit. Moratti ka pelqyer deshiren e kilenit

Isla shume afer Interit. Moratti ka pelqyer deshiren e kilenit
Xhorxh Gellci

Vendi bosh i lojtarit te krahut te djathte tek Inter mund te mbulohet shpejt. Shume shpejt. Pikerisht kur gjithcka dukej sikur po komplikohej, ja kthesa e shumepritur: Mauricio Isla eshte nje hap larg veshjes te fanelles zikalter. Dje ka qene dita decizive, ku dy klubet – qe ne fillim dukeshin shume larg – jane afruar menjehere.

Per kilenin, kerkesa e Juventus eshte e njohur: jo me pak se 7,5 milion per gjysmen. Interi ka rritur oferten: nga 5 milion ka shkuar deri ne 6. Por Marotta nuk leshonte asnje cent, prandaj gjithcka dukej e veshtire, ku filluan dhe zerat per Van der Wiel, Montoya ose Janmaat, te cilat u konfirmuan nga Ausilion, ndoshta vetem strategjikisht.

Ne mbremje ja goditja: palet jane afer, madje shume afer. E gjitha eshte merita e Isla qe ka vendosur te heqe dore nga 200 mije euro cdo vit, qe per kater vjet bejne 800 mije, vetem per te veshur fanellen zikalter. Nje deshire e cmendur te shkoje te luaje per Walter Mazzarrin, te cilen edhe kileni e ka konfirmuar konkretisht. Nje sjellje qe i ka pelqyer shume Massimo Morattit, i informuar per gjestin nga Marco Branca qe po merret me tratativen me bardhezinjte.

Fundi tani duket i qarte, me Islan interist dhe Mazzarrin me ne fund te lumtur qe ka ne dispozicion lojtarin e krahut te djathte qe aq shume i mungon. Nje finale e parashikueshme, duke pare deshiren e te gjitha paleve per te mbyllur sa me pare. Dhe dihet: kur nje lojtar deshiron te largohet dhe dy klubet duhet te bien dakord, ne fund nje zgjidhje gjendet gjithmone. Koha dhe fusha do te thone kush ka patur te drejte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.