Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,002 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Joao Mario: “Vlera? Deshiroj te shpagoj besimin. Serie A, Cristiano Ronaldo, roli: ju tregoj gjithcka…”

Joao Mario: “Vlera? Deshiroj te shpagoj besimin. Serie A, Cristiano Ronaldo, roli: ju tregoj gjithcka…”
Inter Club Staff

Tuttosport, sot ne numrin e saj te perditshem, ka intervistuar ekskluzivisht mesfushorin e Interit, Joao Mario.

Ja fjalet portugezit zikalter: “Sa ndihem keq kur shikoj Interin 15 pike larg vendit te pare? Nuk mund ta mohoj qe nuk jep nje ndjesi te mire edhe te vjen keq sepse e nisem mire kampionatin. Natyrisht qe duhet te ishim me lart ne klasifikim por tani cfare ka kaluar, ka kaluar, keshtu qe duhet te shikojme vetem perpara e te permiresohemi. Ne 2016 do mundohemi te kapim Champions League.”

CHAMPIONS LEAGUE“Une mendoj se eshte ende e mundur, matematika nuk na denon aspak, ka edhe shume jave. Natyrisht duhet te bejme nje faze te dyte perfekte. E pamundur? Jo, sepse kemi lojtare te nje niveli mjaft te larte. E rendesishme eshte te fitojme 4-5 ndeshje rresht qe te kemi me shume besim tek faza e dyte: do te jene teper fondamentale per ne 6 pike ne dy ndeshjet e ardhshme ndaj Sassuolos dhe Lazios, duhet te perballemi me ta sikur te jete ndeshja e fundit e jetes tone.”

SEZON I VESHTIRE“Veshtiresite ne kete sezon deri me tani mendoj se jane normale kur shikon qe kemi nderruar tranjer pak perpara fillimit te Serie A dhe me pas nje tjeter pas fillimit. Por eshte aspak produktive te shkojme prapa…”

DE BOER“Ku ka gabuar? E veshtire ta thuash, sepse ne futboll, gjithmone qe ndodhin gjera te gabuara, paguan tranjeri. Tani qe kemi nje teknik italian e kuptoj se ndoshta problemi me De Boer ka qene gjuha. Ose me sakte, ajo ka qene veshtiresia kryesore. De Boer kishte ide te mira, por nuk na i kishte transmetuar dot ne te njejten menyre qe na i transmeton Pioli.”

PIOLI“Cfare na ka sjelle me shume tranjeri i ri? Mbi te gjitha gjithcka eshte bere me e thejshte per shkak te gjuhes. Por ai e njeh me mire kampionatin Italian dhe qartesisht i kuptoj me mire kerkesat e tij dhe gjerat ndeshje pas ndeshje po permiresohen.”

ROLI“Me pelqen qe te luaj ne nje pozicion me te avancuar, qe te kem me shume mundesi qe te perfshihem ne sulm. Pioli ka menduar ne ndeshjet e fundit qe te luaja ne nje menyre pak me mbrojtese dhe per mua nuk ka qene aspak problem. Une futbollin e kam nisur si nje mbrojtes qendre dhe me duhet ta them se ishte pak i merzitshem ai pozicion. Por me pas tranjeret e kane pare qe kisha kualitete superiore dhe kane filluar te me spostojne perpara, duke me bere te luaj sa me afer sulmuesve.”

CRISTIANO RONALDO – “Pse nuk e bind te vije edhe ai tek Interi? Eshte e veshtire (qesh). Per Interin do te ishte me te vertete nje krenari te kishte Cristianon ne skuader, por e dime se realiteti i tij quhet Real Madrid. Eshte atje prej shume kohesh dhe eshte simboli i asaj skuadre e atje vazhdon te fitoje shume. Boh, nese nje dite do te largohej nga Real Madrid dhe do te kishte deshire te vinte ne Itali, mendoj se do te isha ne gjendje ta bindja te vinte tek Interi.”

IDHUJT“Zidane eshte futbollisti qe kam pelqyer me shume ndonjehere. Por kam dashuruar edhe menyren e lojes se Pirlos dhe me pelqen shume Pogba. Me Paul kemi ndeshur edhe disa here me kombetaret e te rinjve. Ne sezonet e fundit ka bere sezone fantastike me Juventusin. A ngjasojme? Jo, dhe fakti qe eshte lojtari me i paguar ne historine e futbollit thote gjithcka. Cili eshte kundershtari me i forte qe kam luajtur ne Itali? Pa asnje dyshim Hamsik. Eshte nje futbollist i madh, me pelqen si luan: e kisha pare ne tv, por nga afer ishte me te vertete mahnites.”

TIFOZET“Kontestimi i tifozeve? Ne jemi te gjithe pergjegjes per situaten. Kemi luftuar gjithmone e do te luftojme sebashku per ta rikthyer perseri ne maje Interin. Kjo eshte pergjigja me e mire qe mund ti japim tifozeve.”

45 MILIONE EURO“Nese Interi ka shpenzuar kaq shume per mua eshte sepse beson tek kapacitetet e mia. Une kerkoj te mos mendoj aspak per vleren e kartonit, deshiroj te ndihmoj klubin qe te arrije rezultatet te larta dhe me paraqitjet e mia duhet e shpagoj besimin dhe investimin qe Interi ka bere per mua.”

RENDIMENTI TEK INTERI“A jam i kenaqur me rendimentin tim? Mungon akoma shume nga Joao me i mire, ne fund te fundit jam vetem 23 vjec dhe mund te rritem akoma me shume. Edhe tek Sporting pata shume veshtiresi ne fillim, por me pas u rrita dhe u permiresova. Jam i sigurt qe do te bej te njejten rruge edhe ketu, duke treguar vleren time te plote. A i rishikoj ndeshjet e mia? Po dhe une jam kritiku i pare i vetes time, edhe pse nuk arrij akoma ti lexoj e ti kuptoj mire gazetat italiane, duhet te gjykoj veten. Ndeshja me e mire e imja? Me Cagliarin ne shtepi, edhe pse kemi humbur. Me e keqja? Ne Genova ndaj Sampdorias.”

TRANJERET – “Kush kane qene tranjeret me te rendesishem per mua? Marco Silva sepse ai me mori per here te pare ne skuadren e madhe tek Sporting dhe natyrisht Jorge Jesus qe, gjithmone tek Sporting, arriti te me bente te beja ate kapercimin e kualitetit ne sezonin e shkuar.”

FUTBOLLI ITALIAN DHE ITALIA – “E mendoja me te thjeshte. Por eshte nje turne shume i ndryshem nga te tjeret ne Europe dhe te gjitha skuadrat dine te mbrohen mire dhe jane teper agresive. Duhet qe te jesh gjithmone ne top forme fizikisht ndryshe e veshtire te luash mire. Ne krahasim me kampionatin portugez, Serie A eshte shume taktike dhe eshte teper e veshtire te shenosh gol. Nderkohe niveli i skuadrave mesatare dhe te vogla eshte shume me i larte. Ne Portugali ka me shume kualitet teknik, por per titullin luftojne tre skuadra, por gjithashtu mendoj se Porto, Benfica dhe Sporting mund te kapnin vendet e para edhe ne Itali. Si po ndihem ketu, ne Itali? Shume mire, kam vendosur te jetoj afer liqenit te Comos per te qene me i qete, por kur mundem shkoj me familjen time ose me te dashuren ne qender te Milanos: shpresoj te rri per shume kohe ketu per te vizituar cdo vend te mundshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.