Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,370 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini-Suning, ja takimi ndermjet paleve. Rinovim dhe plan i madh merkatoje! Lajmi…

Mancini-Suning, ja takimi ndermjet paleve. Rinovim dhe plan i madh merkatoje! Lajmi…
Inter Club Staff

Per pak fillon era e re Suning, ne daten 28, asambleja e jashtezakonshme e Interi do te shenoje hyrjen ne klub te grupit aziatik. Kjo eshte ajo qe tregohet nga e perditshmja Italiane Gazzetta dello Sport, qe shpjegon se, me ardhjen e Kinezeve ne Itali do te preken dy argumenta teper te rendesishem: ajo qe ka te beje me sponsorat e qe do te gjeneroje te ardhura per Interin si dhe takimi me Mancinin ku do te flitet rinovimi me kete te fundit por edhe merkato ne stilin alla-Suning.

GJITHCKA RROTULLOHET RRETH STEVEN ZHANG – Interi i ri do te linde te marten me asamblene e jashtezakonshme e cila do te ratifikoje hyrjen e Suning Commerce Group qe do te kontrolloje shumicen e aksioneve (68,55%). Por nderkohe sot ne Milano pritet presidenti i Interit Erick Thohir (qe do te mbaje 31% te aksioneve) dhe Jun Ren, krahu i djathte i Zhang Jindong, pronari i firmes kineze e qe do te vije ne Milano te henen. Gjithcka do te zhvillohet ne nje hotel ne qender te Milanos dhe pas mbarimit te pjeses institucionale do te organizohet nje dreke ku do te mare pjese edhe Massimo Moratti, ish pronari i Interit qe pas 21 vitesh do te dale zyrtarisht nga klubi. Delegacioni kinez qe do te vije do te jete teper i madh ne numer: me qindra persona (menaxher dhe drejtues) qe do te shoqerojne numerin nje te Suning ne kete kalim perfundimtar te Interit ne doren e gjigandeve kinez. Ndermjet tyre do te jete edhe Steven, djali i Jindong, njeriu qe me shume mundesi do te jete ura lidhese ndermjet Suning dhe perditshmerise mileneze dhe Interiste.

DEL NE PAH IDEJA E SPONSORIT TE DYFISHTE – Pervec pjeses burokratike do te kete disa tema te nxehta per te diskutuar. E para ka te beje me sponsorin: Marveshja me Pirellin parashikon se nese Interi do deshiroje te largohet nga partnershipi me ta do duhet te paguaje nje penalitet teper te larte. Nje problem nese mendohej se do te futej sponsori Suning ne bluze apo per gjera te tjera. Por Interi mund te vendose te hap nje dritare per nje sponsor te dyte, por qe do te kishte nje efekt viziv me te vogel se Pirelli qe eshte sponsori kryesor. Tjeter teme e nxehte eshte edhe Roberto Mancini. Tranjeri zikalter po pret ende qe te flase direkt me drejtuesit e rinj, e kjo mund te ndodhe pikerisht te marten ne dreken qe do te zhvillohet ndermjet paleve ose maksimumi te marten. Ne tavoline do te flitet per strategjite e merkatos dhe nje zgjatje e mundshme e kontrates.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.