Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

707 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato, duel Inter-Juve per Asamoah: bardhezinjte po bejne gjithcka qe ai te mos shkoje tek Interi

Merkato, duel Inter-Juve per Asamoah: bardhezinjte po bejne gjithcka qe ai te mos shkoje tek Interi
Inter Club Staff

Nder objektivat e merkatos se Interit eshte edhe mbrojtesi i krahut te majte te Juventusit, Asamoah, qe ne qershor do te lirohet me kosto zero.

Ne hapat e tij pervec zikalterve eshte edhe Roma dhe Napoli si dhe klube te tjera te huaja, por Juventusi nuk deshiron qe ta humbase ate.

Marotta dhe Paratici po provojne ta mbajne dhe i kane ofruar nje kontrate te re. Ne fakt me shume se sa deshira e Juventusit per ta mbajtur, eshte qellimi i tyre per te mos e lene te transferohet tek Interi.

Asamoah eshte nje lojtar i besueshem dhe i qete, qe ne krahun e tij te majte sulmon por edhe mbron mire, duke pasur ne repertorin e tij karakteristika teper te mira per rolin qe ben ne fushe.

Eshte nje nga ato makinat qe kurre nuk te lene ta besh rrugen me kembe. Asamoah ka pasur momentin e tij magjik ne sezonet 2012-13 dhe 2013-14, por me pas erdhi nje demtim i rende qe beri qe karriera e tij te merte nje rrugetim paksa tjeter duke u shnderruar nga nje lojtar titullar ne nje rezerve luksi. Por ai ofron siguri, prandaj ofertat per te nuk mungojne. 

“Juventusi me ka dhene shume dhe une nuk e harroj kete. Pse jo, dua te qendroj ende.”, ka deklaruar lojtari pas ndeshjes me Tottenham, duke mos e permendur Interin dhe duke larguar zerat e merkatos.”

“Por keto kane qene fjale pas nej ndeshje te fituar sepse e verteta eshte se ai eshte ne bisedime me Interin dhe me skuadra te tjera. Hipoteza e largimit eshte shume e mundeshme.”

“Ne kete moment Juventusi i ka ofruar nje kontrate te re, por lojtari e ka lene ne pritje klubin duke i kerkuar kohe. Oferta e bardhezinjve eshte njevjecare, prandaj kjo shihet si nje menyre per ta shitur ne vere dhe per te mos e lene te largohe me zero por edhe per te ndaluar lojtarin te transferohet tek Interi.”

“Nderkohe oferta e Interit eshte teper e majme: tre milione euro ne sezon dhe nje kontrate tre vjecare. Priten zhvillime ne ditet ne vazhdim.”

Keshtu ka shkruar sot Gazzetta dello Sport per Asamoah-Inter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.