Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,284 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti dhe Tronchetti kanë vendosur: kthehen me 31%, ja propozimi i Suning. Sugjerohet…

Moratti dhe Tronchetti kanë vendosur: kthehen me 31%, ja propozimi i Suning. Sugjerohet…
Rinor Sopaj

Sipas të përditshmes la Repubblica, Massimo Moratti është i gatshëm ta bëj një rikthim të jashtëzakonshëm tek Inter, së bashku me Marco Tronchetti Provera. Vendimi për t’u kthyer në krye të shoqërisë zikaltër, është duke e provokuar tashmë e disa kohë, <<që nga fundi i majit të kaluar, kur edhe filluan negociatat për kalimin e shumicës së aksioneve nga ana e Erick Thohir tek pronarët e viganit ekonomik Suning, i cili udhëhiqet nga Zhang Jindong. Ai i cili konsiderohej një projekt tashmë po shndërrohej në realitet me hapa konkret. Ideja e dy simpërmarrësve ishte ajo e marrjes përsipër edhe të aksioneve të pakicës, pra 31% që brenda 30 nëntorit, Thohir do t’i vë në shitje sipas marrëveshjes së arritur me pronarët e shumicës së aksionëve, pra me Suning. Moratti dhe Tronchetti janë gati dhe i propozojnë kinezëve një marrëveshje të re: ne i marrim aksionet e pakicës dhe përgjegjësine e shumicës së zgjedhjeve tekniko-sportive, juve menaxhimi ekonomiko-komerical, me zhvillimin e markës Inter në lindje dhe kërkimin e sponzorëve të rinj>>, lexohet në edicionin e sotëm të së përditshmes. <<Nuk është sekret që Moratti nuk e ka pëlqyer faktin që Thohir i ka larguar të gjithë drejtuesit e Interit, duke i zëvendësuar me menaxherë të cilët erdhën nga Anglia. Kjo ka bërë që të rriten edhe shpenzimet, nga 150 në 180 milionë në vit. Ashtu sic nuk është një sekret që kinezëve u është sygjeruar një emër i ri i cili do të ishte në gjendje të vinte pas largimit të Thohir, ish numri një i grupit Unicredit, Frederico Ghizzoni, i cili përvec që do të mund të ishte njeriu i numrave gjithashtu njihet si një mbështetës i madh zikaltër>>, shkruan la Repubblica.

Ndryshimi më menaxhment, sipas të përditshmes, duket shumë i sigurt, ndërsa ai sportiv do të varet nga rezultatet

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.