Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | April 12, 2021

Scroll to top

Top

487 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rafinha, Interi ne pune dhe deshiron te ule shifren e blerjes: Barca e gatshme te diskutoje: ja shifra

Rafinha, Interi ne pune dhe deshiron te ule shifren e blerjes: Barca e gatshme te diskutoje: ja shifra
Inter Club Staff

Rafinha me paraqitjet e tij teper te mira ka hyre menjehere ne zemrat e tifozeve zikalter qe duan ta kene ne skuader edhe per shume sezone. 

Por paraqitjet e mira dhe kualiteti i tij kane bere qe edhe Interi ta mendoje seriozisht blerjen e tij ne fund te sezonit sa klubi zikalter eshte futur qe tani ne pune per te siguruar ndonje ulje nga Barcelona sepse 35 milione euro ne keto kohera te Fair Play Financiar per nje Inter qe nuk eshte ne kupa e Europes eshte shume.

Rafinha qe duket se i ka lene pas problemet fizike te javeve te para, eshte i gatshem te qendroje me deshire tek Interi sepse eshte integruar shume mire ne grup.

Sipas asaj qe tregon sot ESPN, klubi zikalter edhe pse ka deshire ta bleje, 35 milione euro i konsideron shume dhe prandaj po tenton te ule shifren e rene dakort me Barcen per blerjen e tij qe eshte 35 milione euro plus 3 milione bonuse.

Klubi i Barcelones nuk e ka te perfshire Rafinhen ne projektin e saj teknik dhe duket se eshte e gatshme te beje nje ulje per Interin qe ne nje fare menyre ti jape mundesi klubit zikalter ta bleje lojtarin.

I vetmi pakt i drejtuesve blaugrana eshte – sipas asaj qe tregon ESPN – qe oferta e Interit te mos jete poshte 30 milione eurove sepse per nje shifer me te vogel se kaq as nuk kane ndermend ta shesin brazilianin.

Related image

Interi po mendon qe ta paguaje Rafinhan edhe me keste te ndare ne 2-3 vite per te mos renduar shume bilancin.

Interi do Rafinhan dhe Rafinha do Interin, prandaj kjo blerje ne fund te sezonit ka shume mundesi te ndodhe duke pare edhe gatishmerine e Barcelones per te ulur kerkesat ekonomike, e mbyll shkrimin e saj ESPN.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.