Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

332 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rishikim Inter-Juve – Vecino dhe Candreva në pritje. D’Ambrosio përballë Mandzukicit?

Rishikim Inter-Juve – Vecino dhe Candreva në pritje. D’Ambrosio përballë Mandzukicit?
Rinor Sopaj

Derbi i Italisë s’mund të bëhet më shumë Derbi i Italisë sesa sonte. Një Meazza e stërmbushur (sold-out plus rekord në përfitime) do jetë skenari ideal për një betejë e cila i ka përbërësit më të mirë për të na dhënë një ndeshje të bukur futbolli: rivalitet, objektive për renditje, dëshirë të madhe për t’ia vështirësuar jetën kundërshtarit, cilësi, fizik, taktikë. Nga njëra anë Interi, me vullnet të madh për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve pas gjashtë viteve mungesë; nga ana tjetër Juventusi, i cili në pak ditë e ka bërë të diskutueshme një çështje e cila dukej e mbyllur, që është skudetoja e shtatë radhazi. Një menu e pasur për një ndeshje.

TAKTIKA – Luciano Spallettit i duhet të heq dorë vetëm nga Gagliardini mirëpo nuk mendon që ta ndryshojë rreshtimin 4-2-3-1. Një mundësi interesante ekziston në mbrojtje, me D’Ambrosion e Cancelon që mund t’i ndërrojnë vendet për t’i mënjanuar mospërputhjet fizike në mes të portugezit dhe Mandzukicit, prandaj Cancelo mund të angazhohet në krahun e majtë. Është një alternativë taktike e cila duhet të merret parasysh, edhe pse mbetet aktuale dhe ajo klasikja. Për të tjerët, të zakonshmit, me Vecinon dhe Candrevan që presin të rikthehen në formacionin titullar pas problemeve fizike. Loja fizike e uruguainit dhe përvoja e italianit mund t’i japin përparësi atyre në bilancin e zgjedhjeve të Spallettit kundrejt Borja Valeros dhe Karamohut. Në rast të mbrojtjes me tre, një fanellë titullari mund ta fitojë Santoni në krahun e majtë: mirëpo kjo e fundit është një hipotezë e dobët.

KUNDËRSHTARËT – Massimiliano Allegri ka më shumë probleme sesa kolegu i tij, dhe jo vetëm në nivelin psikologjik pas barazimeve me Crotonen dhe humbjen kundër Napolit. Mungesave të Sturaros dhe De Sciglios i bashkangjitet edhe ajo e Chiellinit: një humbje e madhe, që e detyron trajnerin e Juves që të kërkojë një partner tjetër për Benatian. Rugani është në përparësi kundrejt Barzaglit dhe Hoëedes, mirëpo është e qartë se asnjëri prej të treve nuk e bind plotësisht trajnerin toskan. Në orët e fundit po flitet se as marokeni nuk e ka të sigurtë fanellën e titullarit. Në të majtë, Alex Sandro pritet të jetë në përparësi kundrejt Asamoah (interisti i ardhshëm sipas informacioneve). Çështja e rreshtimit: 4-3-3 apo 4-2-3-1? Me shumë mundësi do jetë ai i pari, në të cilin nuk do gjente hapësirë Dybala. Mandzukic, siç u tha edhe më lart, drejt rikthimit nga minuta e parë. Balotazh Douglas Costa-Cuadrados.

KU TË GODITET – Mungesa e Chiellinit mund të rezultoj në destabilizimin e repartit të mbrojtjes. Nuk mund të përjashtohet mundësia që Allegri të vendos për një mbrojtës krahu të adoptuar (Barzagli ose Howedes) i cili do i ndihmonte Lichtsteinerit për të ndalur Perisicin. Nuk ndërron substanca: reparti i mbrojtjes së Juves, i vënë nën presion në kohën e duhur, vihet në vështirësi. Çelësi i kësaj ndeshje i cili do i jepte përparësi Interit, pra, mund të jetë sulmi i mbrojtjes kundërshtare, duke i mbyllur zonat dhe duke i vështirësuar lëvizjet e tyre që nga fillimi i ndeshjes. Juventusi është mjeshtër i lojës së ngadaltë, ndërsa nuk gjendet mirë kur rritet ritmi i lojës.

SYTË TE… – Vecino. Hera e fundit kur e kemi parë si titullar ka qenë para dy muajve: 24 shkurt, Inter-Benevento 2-0. Pastaj në stol dhe problemet me pubalgji. Tani ish-lojtari i Fiorentinës mund të kthehet në dispozicion të Spallettit pas lëndimit të Gagliardinit. Në qoftë se e dëshmon se është mirë, atëherë pikërisht Vecino do ishte i preferuari i Spallettit për të formuar dyshen në mesfushë me Brozovicin pas shpinës së Rafinhas në rreshtimin 4-2-3-1: ai, më shumë se Borja Valero, përshtatet me kroatin në mesfushë, duke dhënë qëndrueshmëri dhe fizik.

 

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Miranda, Cancelo; Vecino, Brozovic; Candreva, Rafinha, Perisic; Icardi.
Në stol: Padelli, Berni, Ranocchia, Lisandro Lopez, Santon, Dalbert, Borja Valero, Karamoh, Eder, Pinamonti.
Trajner: Spalletti.
Të skualifikuar: nessuno.
Jo në dispozicion: Gagliardini.

JUVENTUS (4-3-3): Buffon; Höwedes, Benatia, Rugani, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Higuain, Mandzukic.
Në stol: Szczesny, Pinsoglio, Barzagli, Lichtsteiner, Asamoah, Bentancur, Marchisio, Cuadrado, Bernardeschi, Dybala.
Trajner: Allegri.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Sturaro, De Sciglio, Chiellini.

GJYQTARI: Orsato.
Asistentët: Di Fiore e Manganelli.
Var: Valeri (Giallatini).
Njeriu i katërt: Tagliavento.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.