Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,896 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Do te investojme tek Bonazzoli”. Pastaj paralajmeron Mazzarrin: “Nje pike ose tre jane te ndryshme dhe dua…”

Thohir: “Do te investojme tek Bonazzoli”. Pastaj paralajmeron Mazzarrin: “Nje pike ose tre jane te ndryshme dhe dua…”
Inter Club Staff

Hera e pare e Erick Thohir tek Uefa nuk mund te thuhet se ishte vetem nje shetitje nga ana e presidentit te Interit.

Me shume se dy ore ne dhomen e investigimit te organit te Kontrollit Financiar per Klube, nje bisede e shkurter me Platini dhe nje gjysem ore bisede me Gianni Infantino, sekretari gjeneral i UEFA-s. Nje dite shume intensive ajo e presidentit zikalter i cili ka qene shume i gatshem dhe i qeshur ne fund te takimit per gazetaret. Ne keto moment presidenti i Interit ndodhet ne Pinetina ku do te takoje skuadren dhe teknikun. Keto kane qene fjalet e Erick Thohir dje per mediat pas takimit:

EUROPA LEAGUE – “Me ato tre pike te enjten do te kishim garancine e kalimit te turit dhe do te luanim me me shume qetesi ndeshjet e tjera. Luajtem mire ne pjesen e pare por ne te dyten – ndoshta edhe nga lodhja – e ulem pak ritmin. Ne nje situate te komplikuar pashe edhe gjera pozitive.

INTERI I RI – “Ne France, Bonazzoli ka luajtur shume mire. Ne deshirojme te investojme shume tek ky djalosh. Duam qe ta rrisim jo me ndonje nxitim te madh, por cdo gje ne kohen e vet. Ai e ka merituar te jete ne ekipin e pare. Aktivizimi i tij eshte nje mesazh per te gjithe akademine zikalter.”

MAZZARRI – “Ne ndeshjen e ardheshme do te luajme ne shtepi dhe eshte e detyrueshme qe te marim pike. E di shume mire ndryshimin ndermjet nje pike dhe tre pikeve, por ne tre takimet e ardhshme duhet te bejme shume pike. Jam i bindur se me Veronen do ja arrijme dhe me pas sfidat do te jene me Milanin dhe Romen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.