Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 29, 2020

Scroll to top

Top

849 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ronaldo: “Tradhetar? Ja perse vajta tek Milani ne 2006…”

Ronaldo: “Tradhetar? Ja perse vajta tek Milani ne 2006…”
Inter Club Staff

Ka qene nje dite intervistash ajo dje per Ronaldon i cili eshte rikthyer ne Itali me rastin e 110 vjetorit te Interit.

Ronaldo ka folur per ate qe do te thote te qenit interist pore edhe kalimin e tij aq shume te kontestuar tek Milani.

Keto kane qene fjalet e Fenomenit:

Ronaldo, cfare do te thote per ty te jesh Interist?

“E kam veshur bluzen zikalter per pese vite dhe e kam mesuar shume mire se cfare do te thote te jesh Interist. Kjo eshte nje skuader ne te cilen tifozet jane mesuar te vuajne, si ata te Corinthias ne Brazil por kur fitojne, ato jane fitoret me te bukura. Por gjithmone duke vuajtur, edhe ne fitore.”

Edhe ti duke shkuar tek Milani i ke bere te vuajne madje disa e kane quajtur edhe nje tradheti. Do e beje perseri ate zgjedhje? 

“Ishte nje periudhe e veshtire e karrieres time sepse tek Reali kisha kohe qe nuk luaja per shkak te disa demtimeve dhe kisha nevoje te luaja. Interi ka pasur gjithmone preferencen time perpara se te firmosja per Milanin. Telefonova direkt klubin (Morattin) per te kuptuar nese me deshironin, por me thane qe jo. Duhet te zgjidhja ndermjet dy opsioneve: te qendroja tek Reali e te mos luaja apo te shkoja tek Milani. Vendosa te shkoj tek Milani. Por fakti qe kam veshur fanellen e Milanit nuk ndryshon asgje ne historine time me Interin apo ndjenjat e mia.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.