Spendlhofer: “Dragovic eshte per Interin. Ka nje ndryshim ajri ne ambientet e Interit”
Do te luaje me fanellen e Vareses, por e njeh shume mire boten Inter. Po flasim per Lukas Spendlhofer, mbrojtes qe ka bere shume mire sezonin e kaluar duke gjetur edhe vend titullari ne ndeshjen kunder Genoas. I intervistuar nga Sport10, futbollisti nuk ka frike nga ardhmja e tij: “Nuk jam fare i zhgenjyer nga transferimi tek Vareses, per me teper, per mua eshte nje hap perpara dhe jam i kenaqur – shpjegon – Dragovic? Une jam i sigurte qe ai e meriton Interin. Ky eshte nje ekip i madh, edhe pse vitin e shkuar nuk arritem te bejme mire. Tashme ne ambjentet e Interit qarkullon ajer tjeter, por ka edhe presion sepse mbas nje ndeshje pozitive dhe je heroi i ndeshjes, mund te ndodhe e kunderta per dy ndeshje rradhazi duke gabuar. E perseris, Dragovic meriton nje Top Klub ne Europe dhe une do te isha i lumtur ne rast se do te vinte”.