Toldo, legjenda e portes zikalter feston sot 43 vjetorin: Shume urime per te!
“Nje here INTERIST, perhere INTERIST, urime Toldo-s.” – Keshtu e hap urimin faqja zyrtare e Interit ne internet per Francesco Toldon, legjenden e portes zikalter i cili ka ditelindjen sot.
Ish numri 1 sot mbush 43 vjec. Atij i shkojne urimet e te gjithe interistave anembane botes.
“Interi eshte i vecante, dhe do te jete perhere. Luan me bluzen zikalter dhe ndihesh i vecante. Per shkak te filozofise, per shkak te shpirtit, nuk di edhe te them se per cfare. Sepse ndihesh ne shtepi”. Nuk kishte fjale me te mira Francesco Toldo per te pershkruar emocionet qe provohen kur vesh bluzen zikalter.
Nje ndjenje qe ish portieri zikalter ka provuar per 9 sezone nga 2001 deri me 2010. Nga Inter Campus ne Inter Forever, “Toldone” vazhdon ta mbaje sa me larte flamurin zikalter neper te gjithe boten dhe te transmetoje principet e interizmit.
Me 233 ndeshje dhe 12 trofe te fituara (5 Scudetti, 3 Coppa Italia, 3 Supercoppe Italiane dhe 1 Champions League), te gjithe interistet e urojne Gezuar Ditelindjen TOLDONE…