Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 5, 2020

Scroll to top

Top

850 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Uefa, ka nisur Fair Play Financiar 2: ja rregullat e reja

Uefa, ka nisur Fair Play Financiar 2: ja rregullat e reja
Inter Club Staff

UEFA sapo ka nisur Fair Play Financiar 2.0.

Organizmi me i madh i futbollit europian dhe ECA (Shoqata e klubeve europiane) ka rimenduar strumentin aq shume te kritikuar dhe jo te pelqyer nga tifozet dhe tani po pritet ‘ok’ perfundimtar i ekzekutivit.

Jane prezantuar disa rregulla te reja keshtu per llogarite e klubeve,

Kete gje e shpjegon Gazzetta dello Sport ne faqet e saj.

Ja cfare shkruan e perditshmja italiane:

“Nje raport i pranueshem ndermjet borxheve dhe fitimeve, dhe nje humbje jo me e madhe se 100 milione euro ndermjet blerjeve dhe shitjeve ne nje fushate transferimesh.”

“Kjo gje do te thote se nje skuader, ne vere dhe ne dimer (sesionet e merkatos), nuk mund te shpenzoje me shume se 100 milione euro diference nga shitjet.”

Nje menyre kjo per te ndaluar shpenzimet e cmendura qe u bene nga Paris SG dhe nje tentative per te rregulluar merkaton e futbollit ku keto kohe kane lundruar shifra teper te larta. Ne momentin e pare qe keto rregulla do te thyhen, do te hapet nje hetim ku denimet do varjojne.

“Ne Fair Play Financiar Uefa 2.0, jane shtuar edhe disa rregullore te vlefshme per transparencen e investimeve: do te behet i detyrueshem publikimi i bilanceve te klubeve dhe komisionet e agjenteve.”

“Do te kete keshtu rregullore per te gjithe, pavarsisht se nga cili shtet vijne. Per secilin do te kete nje kontroll.”

“ECA ka shtuar edhe nje takse te re, qe Uefa po e mendon dhe qe do te quhet “taksa e luksit” (luxury tax) i cili eshte nje nga istrumentet qe Ceferin deshiron te fuse ne boten e futbollit europiane per te zvogeluar diferencen ndermjet skuadrave te medha dhe te vogla.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.