Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

5,339 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Wolfsburg-INTER: Notat – Carrizo, nje lojtar me shume… per Wolfsburgun! Mancio, jo keshtu…

Wolfsburg-INTER: Notat – Carrizo, nje lojtar me shume… per Wolfsburgun! Mancio, jo keshtu…
Inter Club Staff

Interi ne fillim te ben te mendosh se do te ishte nje nate e madhe me avantazhin 0-1, por me pas Carrizo dhe disa gabime amatore, rezultati kthehet ne 3-1 per te zotet e shtepise… Keto jane notat e lojtareve:

CARRIZO 4 – Ne pjesen e pare i zoti tek gjuajtja e Caligiuri dhe i kujdseshem tek Vieirinha. Por me pas bie poshte: Del bosh ne dy krose dhe i jep ne nje pjate te argjendte golin De Bruyne. Tek goli i trete duket sikur eshte thjesht nje njeri i zakonshem qe i kane falur nje pale doreza porteri dhe nuk di cfare te beje me to. Shume keq.

D’AMBROSIO 6 – Nese Schurrle nuk shihet ne fushe eshte merite e tij natyrisht qe e anulloi fare ne fazen mbrojtese. Goli i Palacios nis nga nje ngacmim i tij ne zonen e kundershtarit. Mban mire deri ne fundin e ndeshjes.

RANOCCHIA 6,5 – E ‘zhduk’ si me magji, te ‘magjishmin’ Dost. Nuk i le asnje top qe ti afrohet atij. Ishte futur me ide te qarta ne fushe. Me i miri ne fushe nder zikalterit, i pafajshem tek golat (e rralle keto kohe per te). Fiton respektin ne fushe dhe sot me te vertete e meritoi shiritin e kapitenit.

JUAN JESUS 5 – Jo per te qene te ashper, por kush po e markonte Naldon, i cili beri golin e 1-1 qe ndryshoi rrjedhen e ndeshjes? Vazhdon te vuaje nga amnezia here pas here. Jo mire.

SANTON 5,5 – Shume, shume vuajtje ndaj Caligiuri, i cili per te gjithe pjesen e pare e lodh shume ne krah duke krijuar shume probleme. Jo me kot te gjitha aksionet e rrezikshme nisen nga aty. Ne sulm duket me pak sot, por vuri Palacion ne pozicion te arte per 2-1, i cili u gabua nga agjentinasi. (NGA 82′, Kuzmanovic pa vote.)

GUARIN 5,5 – Pund te bente me te vertete diferencen, por mesfusha e Wolfsburg nuk i le asnje sekond te mendohet aty per te hedhur idete e tij ne fushe. Shume naiv, do te thoshte Mancini.

MEDEL 6,5 – Nuk i ka kembet per te rinisur aksionet i vetem por shkaterron aq sa mundet nga aksionet e kundershtareve. Luan ne te gjithe fushen dhe eshte gjithmone nje pengese me shume per gjermanet, sa keq qe shoket nuk e marin si shembull.

HERNANES 5,5 – Ritem i ulet i Profetit, i cili sakrifikon jo pak edhe ne fazen mbrojtese dhe ben disa nisje me top ne kembe per ne zonen e kundershtarit por nuk arrin ti ktheje ne te rrezikshme. Duket sikur i mungon koha e duhur per te bere diferencen. Duket qe nuk eshte mire as fizikisht. (NGA 58′ VIDIC 5 – Hyn ne fushe dhe nuk luan shume mire. Ose me sakte keq. Me shume se nje gabim ne kontroll te topit dhe gabime ne pasime. Fali edhe goditjen e denimit te 3-1 sikur te ishte nje fillestar).

SHAQIRI 5,5 – Nuk shkelqen aq sa duhet ne token qe donte ta ripushtonte, por eshte shume i levishem. Sot ndihmoi edhe ne mbrojtje , sa keq qe i munguan levizjet per tu bere deciziv. (NGA 82′ Kovacic pa vote.)

PALACIO 6 – Shenon golin e pare, gol i cili genjeu jo pak njerez per nje Inter perfekt. Por gabimi ne minuten e 56 tek assisti i Santon nuk eshte dicka qe sduhet permendur, perkundrazi, ishte rasti qe vendosi ndeshjen. Nese do te kishte shkuar 1-2, me siguri qe do te flisnim per dicka tjeter tani.

ICARDI 5,5 – E nis me nje assist te mrekullueshem per Palacion qe sjell avantazhin zikalter. Me pas i dedikohet punes se ‘piset’ larg portes per te ndihmuar shoket e skuadres, por harroi qe mund te ishte nje pike referimi ne sulm. Ne finale gaboi nje gol qe mund ti jepte me shume shanse Interit ne ndeshjen e kthimit.

TRANJERI MANCINI 5,5 – Nisja e ndeshjes eshte pothuajse perfekte: Skuadra luan shkurt, e ngritur lart, ben presing te organizuar dhe shenon golin e avantazhit. Me pas gabimet e zakonshme personale te lojtareve qe tradhetojne skuadren. Kur shikon skuadren qe po vuan, kalon tek 3-5-2 (Hernanes per Vidic?), por zgjedhja nuk jep ate qe pritej, dhe prish ekuilibret ne fushe. Keshtu sic nuk doli e qelluar as zgjedhja per te besuar tek Carrizo, qe ne ndeshjen shpetimtare te sezonit ben tre gabime amatoreskte. Natyrisht qe mund te beje me shume.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.