2,555 views
Sulmi zikalter, vijne dy sulmues. Jovetic? Ka vetem nje pengese. Emri tjeter…
Se shpejti mund te kete te reja te rendesishme ne shtepine e Inter ne frontin e merkatos. Sipas Corrierre dello Sport deri ne fund te javes se ardhshme eshte parapare nje takim me shoqeruesit e Jovetic, tani nje hap larg nga lamtumira me Cityn.
Vetem nese zevendesuesi i Pellegrinit ne pankinen e shoqerise angleze do t’i garantoi hapesire dhe konsiderate, atehere planet e tij mund te ndryshojne. Ne sulm, sic dihet tashme, Inter eshte pas Dybalas, por Mancini mendon per nje perforcim te dyfishte. Pervec tjerash, ne listen zikalter eshte gjithmone edhe emri i Pedros.