Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,608 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zheng Ming: “Do te investojme perseri ne Janar, Interi duhet te rikthehet ne CHL. Mbi De Boer…”

Zheng Ming: “Do te investojme perseri ne Janar, Interi duhet te rikthehet ne CHL. Mbi De Boer…”
Inter Club Staff

Suning ka qellime te medha per Interin. Ai qe shpjegon projektin e grupit pronar te klubit zikalter eshte Zhang Ming, personi i zgjedhur nga Mr. Zhang qe te beje ndermjetesuesin ndermjet Nanjing dhe Milanos, ndermjet Suning dhe Interit.

Zheng punon ne futboll prej me shume se njezet vitesh dhe eshte zevendes drejtor i pergjithshem i Jiangsu. Ne kete moment ai eshte personi operacional i Suning ne shtepine Inter, sebashku me Liu Jun, Ren Jun dhe te riut Steven, djalit te pronarit te madh.

INTER – “Suning do te vazhdoje te investoje me siguri tek skuadra per ta rritur akoma me shume Interin. Deshirojme qe ne Itali  te behemi numri nje dhe deshirojme te bashkpunojme ngushte edhe me qytetin e Milanos. Per momentin prioriteti yne shte Interi.”

FUTBOLL – “Diferenca e madhe ndermjet Suning dhe shoqerive te tjera kineze qe kane skuadra futbolli eshte se Suning, perpara Interit, e kishte tashme nje iniciative sportive me nje skuader meshkujsh dhe femrash ne kategorite e para kineze, investime te ndryshme ne sektorin e te rinjve  dhe kishte krijuar nje staf totalisht profesional.”

THOHIR – Suning ka dashur qe te mbaje ne krye menaxhimin aktual me Thohir president dhe ky eshte shpjegimi i Zheng: “Preferojme qe te hyme ne klub dalengadale, ne kohen e duhur. Kemi nevoje per pak kohe qe te kuptojme situaten dhe do te bejme ndryshimet e duhura ne momentin e duhur. Duam nje Inter sa me shume italian. Ai zikalter eshte nje klub me histori dhe kulture, kemi respekt per traditat dhe nuk deshirojme qe Interi te behet kinez, aspak.”

DE BOER – “Duhet durim dhe duhet ti japim kohe per te pare cfare mund te arrije. Nuk mund te japim gjykime tani. Suning do i jape gjithe mbeshtetjen e saj skuadres dhe tranjerit. Gjithmone do te vendosim ate qe eshte me e mire per skuadren. Kete vit duhet te hyme ne Champions, nese do te jete e nevojshme do te investojme akoma ne Janar. Per kete gje do te flasim kur te vije koha. Plani yne i mesem dhe afatgjat e shikon Interin ne majen e futbollit boteror, kompetitive dhe fituese te Champions.”

MARKETING – “Suning eshte e lindur per tregeti, kemi shume besim se do arrijme dicka sebashku. Tani duam te rrisim skuadren nga ana e rezultateve, me pas gjithcka do te jete me e lehte.”

(La Gazzetta dello Sport)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.