Sot kontakt Inter-Psg per Lucas Moura. Braziliani parakalon Berardin dhe Bernardeschin?
Sigurisht, duhet te vije nje oferte jo me e vogel se 50 milione euro, por Interi e di mire se e ardhmja e Ivan Perisic, sot per sot, eshte larg Milanos dhe natyrisht qe Ausilio dhe Sabatini po kerkojne qe te mbulojne shpatullat ne rast largimi te sulmuesit kroat.
Deri disa jave me pare, i pari ne liste ishte Berardi, por tashme eshte nje piste e ngrire. Sulmi ndaj Bernardaschit eshte ndalur pas kerkeses se Fiorentines (45 milion per kartonin) dhe te lojtarit (4 milione ne sezon plus bonuse te pasura): ne keto shifra nuk ka shans te behet kjo marreveshje. Pista Di Maria mbetet e komplikuar, ndersa PSG, mbase do te ishte me e lehte te leshonte kete merkato Lucas Moura. Pikerisht sot do te zbarkoje ne Milano drejtori sportiv i klubit francez. Me siguri do te kete nje kontakt me Interin. E kujdes edhe Brandt i Bayer Leverkusen, i ndjekur gjate ne sezonin qe sapo eshte mbyllur.