Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

911 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Astori, Interi ishte shume i prekur: ka nje prapaskene qe i beri lojtaret ta ndjenin me shume humbjen e tij

Astori, Interi ishte shume i prekur: ka nje prapaskene qe i beri lojtaret ta ndjenin me shume humbjen e tij
Inter Club Staff

Mbase pak e dine, por Davide Astori kishte nje histori te frekset me lojtaret e Interit qe ndoshta pak veta e dine, por qe lojtaret zikalteri i beri ta ndjenin kete humbje shume me shume.

Davide Astori humbi jeten e tij ne menyre tragjike gjate nates, ndersa flinte ne dhomen e tij te hotelit ne Genova, qytet ne te cilin do te luante me Fiorentinen.

Nje nate perpara, ai kishte luajtur PlayStation me portierin e Fiores, Sportiello dhe me pas ishte larguar per ne dhomen e tij. Pak minuta me pash nje mesazh ne WhatsApp nga Sportiello: “Davide, ke harruar atletet ketu”.

“Nuk ka problem, i marr neser ne mengjes. Naten e mire.”, kishte qene mesazhi i fundit i Astorit per shokun e tij te skuadres.

E kush do ta kishte menduar se Davide nuk do te cohej kurre nga ai gjum dhe do te linte shoket e skuadres, komunitetin e futbollit ne itali dhe te ne gjithe boten me nje trishtim kaq te thelle.

Nderkohe, njera nga ndeshjet qe u anullua per shkak te humbjes se papritur te jetes se Astorit ka qene edhe derby Milan-Inter. Si tek Milani por edhe tek Interi, Davide kishte shume shoke e miq te mire. Te mos harrojme se shiritin e kapitenit ai e kishte marre pikerisht nga Borja Valero, i cili u largua per tek Interi dhe qe Davide e kishte konsideruar si nje vella te madh ne koherat e Fiorentines.

Ne faqet e saj, Tuttosport shpjegon se pse humbja e Astorit eshte perjetuar shume keq ne ambjentin zikalter, sepse ka nje histori te fresket me te:

“Kapiteni i Violave, pas ndeshjes Fiorentina-Inter kete sezon, udhetoi se bashku me skuadren zikalter me trenin-charter te Interit qe nga Firenze ne drejtim te Milanos.  Edhe per kete arsye ne shtepine Inter kane qene teper te prekur per humbjen e tij. Shumica nuk mund ta besonin lajmin.”

Ata qe e vuajten me shume kane qene ish-shoket e skuadres tek Fiorentina, Borja Valero dhe Matias Vecino, por edhe shoket e skuadres ne Kombetaren Italiane, ne vecanti Andrea Ranocchia.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.