Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,900 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rishikim Inter-Chievo: Mancini me dyshime: rombin apo 4-2-3-1? Kovacic po luan për një fanelë, rast për Prodolskin

Rishikim Inter-Chievo: Mancini me dyshime: rombin apo 4-2-3-1? Kovacic po luan për një fanelë, rast për Prodolskin
Rinor Sopaj

Duhet fitorja në mënyrë që të vazhdoj lufta për një vend i cili dërgon në Europa League, një obiektiv i cili jo shumë kohë më parë dukej i vështirë por tani gjendet përpara derës së zikaltërve. Inter, pas sukseseve kundër Romas dhe Udineses, tani kërkon fitoren e tretë radhazi kundër Chievos para ndeshjeve tjera mjaft të rëndësishme kundër Lazios, Juventusit dhe Genoas dhe ndeshjes së fundit të këtij kampionati në shtëpi kundër Empolit. Pikërisht duke e parë nivelin e vështirësisë së ndeshjeve të ardhshme, tri pikët sot janë thelbësore.

TAKTIKA – Mancini në shikim të parë duket se do t’ia filloj me rreshtimin 4-3-1-2, por nuk duhet përjashtuar mundësinë që t’ia filloj me 4-2-3-1. Arsyeja kryesore e këtij vendimi do të ishte vetëm një: Lukas Podolski. Ai, në fakt, ka lënë përshtypje mjaft të mirë te trajneri zikaltër, pas ndeshjeve vendimtare kundër Romas (asist për Icardin) dhe Udineses (goli i epërsisë). Të sigurtë në mesfushë, pa marrë parasysh rreshtimin, mbeten Hernanes, Guarin dhe Medel. Pastaj balotazhi në mes KovacicBrozovic në rast të një rombi, në ndonjë rast tjetër hapësirë për Prinz Poldi. Në mbrojtje shihen Ranocchia dhe Juan Jesus, me D’Ambrosion i cili është favorit ndaj Santon. Nuk ia arrijnë të rekuperohen Andreolli dhe Kuzmanovic.

KUNDËRSHTARËT – Chievo matematikisht i ka shpëtuar rënies në Serie B në ndeshjen e kaluar, kur mposhtën Cagliarin dhe kështu siguruan mbijetesën me pesë ndeshje akoma të mbetura për t’u zhvilluar. Maran nuk dëshiron që tani pas arritjes së obiektivit të jap një figurë të keqe, por nuk përjashtohet mundësia e një ‘mini turnover’. Pa Zukanovic, është e mundshme ta shohim Schelotton si anësor me Frey në të majtë. Në mesfushë, Cofie dhe Christiansen kërëcënojnë Izcon dhe Radovanovic.

RREZIQET – Dyshja ofansive Meggiorini-Paloschi janë ata të cilët kanë siguruar golat e nevojshëm për mbijetesën e skuadrës. Është pikërisht kjo dyshe e cila tregon rrezikshmërinë më të madhe për mbrojtjen zikaltër, e cila duhet t’i kushtoj vëmendje, pa harruar ekspertin Pellissier, gjithmonë i saktë kur ka qenë në pyetje qëllimi i skuadrës. Por Maran nuk vuan nga mungesa e alternativave, ka gjithashtu kualitetet e Fetfatzidis dhe Botta, ky i fundit në huazim nga klubi i Thohir.

KU TË GODITET – Mbrojtja e Chievos vije në San Siro në një moment mjaft solid: gjithmonë është e vështirë t’i shënosh Biazzarrit, ashtu sic edhe dëshmohet barazimi i fundit 1-1 kundër Lazios para dy ditëve. Mirëpo mund të peshoj mungesa e Zukanovic, një element i rëndësishëm i cili, jo rastësisht, ka përfunduar në radarin e Mancinit.

SYTË TEK…Podolski. Ish-lojtari i Bayernit, Kolnit dhe Arsenalit është zhbllokuar dhe nuk dëshiron të ndalet. Është ai njeriu vendimtar në këtë pjesë të kampionatit, thelbësor në ndeshjet kundër Romas dhe Udineses. Këmbëngulja e një gjermani është thellë tek numri 11 zikaltër, i cili nuk u largua nga vështirësitë dhe u tregua i fortë, ndërsa tani në fund po e shijon suksesin. Nëse do t’ia filloj si titullar apo dë të futet nga stoli, Mancini e di se Prinz Poldi mund të jetë një armë më shumë për këtë pjesë të kampionatit.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (4-3-1-2): Handanovic; D’Ambrosio, Ranocchia, Vidic, Juan Jesus; Guarin, Medel, Kovacic; Hernanes; Palacio, Icardi.
Në stol: Carrizo, Felipe, Donkor, Santon, Nagatomo, Brozovic, Obi, Gnoukouri, Shaqiri, Podolski, Bonazzoli, Puscas.
Trajner: Mancini.
Të skualifikuar: nessuno.
Jo në dispozicion: Jonathan, Dodò, Campagnaro, Kuzmanovic, Andreolli.

CHIEVO (4-4-2): Bizzarri; Schelotto, Dainelli, Cesar, Frey; Birsa, Izco, Radovanovic, Hetemaj; Paloschi, Meggiorini.
Në stol: Bardi, Seculin, Gamberini, Sardo, Biraghi, Cofie, Christiansen, Vajushi, Botta, Fetfatzidis, Pellissier, Pozzi.
Trajner: Maran.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Mattiello, Zukanovic.

GJYQTAR: Guida.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.