Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 20, 2019

Scroll to top

Top

4,504 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cerci, Simeone preferonte Interin dy motive. Ndersa Atletico u hakmorr ndaj Interit per… Ze Turbon!

Cerci, Simeone preferonte Interin dy motive. Ndersa Atletico u hakmorr ndaj Interit per… Ze Turbon!
Inter Club Staff

Cerci perfundoi tek Milani edhe pse Diego Pablo Simeone do deshironte me shume qe sulmuesi i krahut te shkonte ne anen zikalter te Milanos.

Motivi? Nuk eshte vetem nje por dy sipas asaj qe tregon Gazzetta dello Sport: “Simeone do te zgjidhte Interin per Cercin per shkak te kaluares se tij tek zikalterit. Por motivi i dyte ka te beje me marjen e ndonje opsioni per blerjen e Mauro Icardit, lojtar qe pelqehet jashtezakonisht shume nga Simeone prej kohesh. Sipas shtypit ne Spanje, Diego, kishte shtyre Alessio Cercin drejt Interin dhe do e jepte me deshire tek zikalterit me shume se tek kuqezinjte sepse keshtu ne nje fare menyre mund te rregullonte terrenin per blerjen e Mauritos ne qershor. Por ideja e tij nuk shkoi ashtu sic ai deshironte e ka pasur jo pak tension ndermjet tranjerit te Atleticos dhe presidentit Cerezo sepse ishte pikerisht ky i fundit ai qe bllokoi levizjen e Cercit tek Interi.”

Por situata nuk eshte kaq siperfaqesore. Ka edhe nje nyje te feshehur qe e zbulon Gazzetta dello Sport. Kjo nyje ka nje emer dhe mbiemer: Jose Correia, sulmues i datelindjes 1997, ish-lojtari i Sporting Lisbones, i konsideruar si nje nga talentet me te medha ne Europe i cili u ble me parameter zero nga Interi vetem disa dite me pare (lojtar i talentuar nuk kishte pranuar prej nje viti kontratat e ofruara nga Sportingu). Interi ne kete rast perfitoi se lojtari nuk kishte nenshkruar nje kontrate profesionisti me skuadren e tij e keshtu me nje levizje te zgjuar arriti ta bente per vete. “Te derguarit e drejtorit teknik te Interit Ausilio kane mbyllur kete marveshje si nje kryeveper te vertete duke mundur pikerisht konkurencen e Atletico Madrid te cilet ndiqnin lojtarin e talentuar prej kohesh. E Atletico per kete fakt eshte nevrikosur jo pak sepse nese e mendon se lojtari qe mund te vleje miliona pas disa vitesh i iku nga duart edhe me parameter zero tek zikalterit.”

Ze Turbo Correia

Foto e ‘Ze Turbo-s’ ne aksion me te rinjte e Sportingut.

Tani Mancini do te vendose nese do ta mare lojtarin e ri ne skuadren e pare apo do ta lere ne Primaveren zikalter qe te rritet, por problemi nuk eshte ky: Problemi qendron se Atletico nuk e pertypi dot qe talenti Portugez shkoi tek Interi dhe ne shenje hakmarrese e coi Cercin tek Milani (natyrisht duke mare Torres ne kembim, por nje lojtar qe nuk u kerkua nga Simeone) e duke vene veton per transferimin e tij tek Interi. Natyrisht nuk eshte i gjithe motivi ky ndoshta, por i vogli Jose Correia, i cili njihet nga te gjithe ne Portugali si Ze Turbo per shkak te shprejtesise marramendese qe ka, e qe eshte me origjine nga Guinena por ka pashaporte portugeze ka nxehur jo pak Atleticon te cilet nuk duan te degjojne me per Interin.

Sipas asaj qe shkruan e perditshmja portugeze O Jogo, Sportingu i kishte ofruar lojtarit nje kontrate te re milionere me klauzole 45 milione euro, por me pas erdhi Interi e djaloshi nuk donte tja dinte per Sportingun e as per Atleticon: Donte Interin dhe Milanon!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.