
Drejt Inter-Lazio: eshte Kondogbia, pushim Gagliardini. Ne fushe dyshja Miranda-Medel. Gabigol…
Neser ne darke luhet ndeshja e vlefshme per Tim Cup me Lazion, ku Stefano Pioli pritet te beje pak ndryshime ne krahasim me skuadren titullare te pare ne fushe ndaj Pescares.
Vetem ne stervitjen e sotme do te meret vesh ndonje e re per formacionin tregon Corriere dello Sport e cila sqaron se dje futbollistet qe luajten te shtunen punuan vecmas grupit. Ne mesfushe duket i sigurt rikthimi i Kondogbia qe vjen nga dy pankina rresht, edhe per shkak te rrezikut te kartonit qe do e mbante jashte ne ndeshjen ndaj Juventusit. Kesaj radhe pritet qe Gagliardini te pushoje. Nje e re mund te jete tek sulmuesit e krahut: Eder mund te ule ne stol Perisic, duke pare qe Candreva te shtunen doli i pari. Ne mbrojtje do te jete dyshja Medel-Miranda e ne porte Handanovic (pak shanse per Carrizon).
Nderkohe sipas Gazzettes, jane te sigurta rikthimet nga minuta e pare per Ansaldi, Banega, Kondogbia dhe Murillo, madje sipas tyre, ka nje balotazh ndermjet Gabriel Barbosa dhe Candreves.