Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,566 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS – Icardi më i kompletuar dhe më pak golashënues: numrat flasin qartë. Por Mancini tani po mendon.

GdS – Icardi më i kompletuar dhe më pak golashënues: numrat flasin qartë. Por Mancini tani po mendon.
Rinor Sopaj

Më mirë si më parë, kur ishte i futur në zonën e 16 metërshit kundërshtar dhe i gatshëm për ta goditur topin e parë që i vije në këmbë, mirëpo tashmë, ka dialog me bashkëlojtarët, luan për skuadrën, por shënon më pak? Flet për Mauro Icardin, la Gazzetta dello Sport  dhe gjithashtu e komenton evolimin e “pykës” argjentinase. “Ai i cili dilte më rrallë nga zona e kundërshtarit e kishte instiktin e vrasësit të pamëshirshëm, vdekjeprurës. Shkëlqente. Pikërisht në këtë sulm në të cilin goli ndonjëherë kthehet në iluzion, ai Maurito po mungon dhe mjaft shumë” – shkruan e përditshmja italiane. Kundër Sampdorias anemia ofansive e një Interi të bukur ishte më se e qartë: Mauro provoi, shtyllën dhe një goditje e lartë: dhe ndoshta është një rast. Ndoshta jo. Qëndron fakti që kjo skuadër varet nga “mallkimi” i tij: 20 gola sezonal në kampionat dhe kupa nuk mund t’i bëj cdokush. Pastaj erdhi edhe Palacio, por varshmëria nga Maurito është e qartë: shënon ai dhe ndonjë gjë stabile dhe e mirë ndodhë, nuk shënon dhe gjithcka bie”. A është e mundur që Mancini ta rikthej Icardin në rolin e finalizuesit?
“Ky Inter ka numra të cuditshëm: që nga sezoni 94-95 deri në këtë fazë, kurrë nuk ka bërë kaq pak pikë (37): është -30 larg Juves dhe ka të njejtën shifër të fitoreve dhe të humbjeve (9), jo shifra të një skuadreje të madhe. Kundër Parmas, Icardi nuk do të jetë pasi është i skualifikuar. Atëherë, nëse do të ndodhë, transformimi i tij në thellësi të zonës kundërshtare do të vijë në ndeshjen kundër Veronas. Mancini po mendon ta rikthejë në zonë: sepse ka ardhur koha të merren pikët. Dhe si të bën t’i marrësh Mauro…”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.