Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,100 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Une ne veshtiresi? As mos tju shkoje ndermend. Po punojme per te ardhmen”.

Mancini: “Une ne veshtiresi? As mos tju shkoje ndermend. Po punojme per te ardhmen”.
Ardis
  • On 24/03/2015, 15:47

Trajneri i Interit tregon ne nje interviste ne mikrofonat e Tuttosport. Trajneri zikalter siguron qe nuk eshte aspak ne veshtiresi, pavaresisht rezultateve qe nuk po vijne ne shtepine Inter.

Filippo Inzaghi, mbasi ka mundur Cagliarin, ka thene: ‘Ka trajnere me eksperte se une qe kane te njejtat veshtiresi per te mos te thene me te medha, dhe gjithsesi serisht flitet per te’. Te gjithe e mendojne, duke pare klasifikimin , qe ju referohet juve, Mancini. Cfare pergjigje do ti jepnit?
“Nese ajo fraze me referohet mua, beh, une nuk jam ne veshtiresi. Me shume me vjen keq sepse Interi eshte permisuar dhe rezultatet nuk po vijne. Nder une, nuk jam nje trajner ne veshtiresi…”.

Skuadra nderkohe duket qe eshte, te pakten ne nivelin e rezultateve.
“Eshte nje moment i tille, ku gjithcka shkon keq: me Cesenen kemi krijuar 10 raste per gol, me Wolfsburg-un portieri i tyre ka bere tre-kater pritje decizive dhe te dielen kunder Sampdorias e njejta gje: ne Genova kemi bere nje ndeshje te mire, kemi krijuar dhe luajtur mire dhe besoj se meritonim te fitonim”.

Mungojne 10 ndeshje ne fund te kampionatit, jeni te bindur qe eshte momenti per te bere nje rikthim ne vendin qe ju takon?
“Kete gje ja leme kohes por nuk eshte e thene qe patjeter duhet te mendojme per sezonin e ardhshem. Per me teper duhet te perfundojme kete sezon sa me mire te jete e mundur per te fituar me shume ndergjegjesim qe te punojme per te ardhmen”.

Roberto, mbasi i keni nenvleresuar pak problemet qe keni gjetur tek Inter?
“Kur erdha tek Inter mendoja qe do te ishte e veshtire, por nuk e dija se kush do te ishte”.

Pikerisht.
“Problemi eshte se kemi rifilluar nga zero, dhe pavaresisht kesaj, kemi bere edhe ndeshje te mira. Per te filluar kemi gabuar shume por, pervec rasteve te vecanta, perhere kemi luajtur. Sot rezultatet nuk vijne dhe eshte tendenca per ti pare gjera ne aspekte negative, por eshte e nevojshme qe te dalim nga kjo situate dhe te shikojme perpara. Po punojme prej disa muajsh dhe, dhe ne nje periudhe kaq te shkurter te kohes, nuk mund te ndryshosh apo te zbulosh nje skuader”.

Gjeni ndonje ngjashmeri midis ketij Interi dhe atij Interi te pare qe keni drejtuar?
“Jo, sepse Interi i pare kishte nje ekip me te kompletuar. Ne Itali, per fat te keq, kerkohen te gjitha dhe menjehere por per te ndertuar nje skuader nuk duhen vetem 2-3 ose 5 muaj, por kerkohet me shume kohe, jo 7 vite por me shume kohe”.

Ka disa qe bejne krahasime me Interi e Mazzarrit…
“Krahasimet nuk me interesojne”.

Jeni te zhgenjyer nga Podolski?
“Lukas mund te beje me shume edhe pse ka luajtuar disa ndeshje. Ne Genova ka luajtur ashtu-keshtu”.

Jeni te penduar qe nuk jeni mbeshtetur tek Handanovic ne Europa League?
“Jo sepse Carrizo eshte nje portier i mire”.

Si ka qene impakti me Italine mbas kaq shume vitesh te kaluara jashte saj?
“Stadiumet jane pak bosh por mbi te gjitha kam gjetur te njejtat polemika. Por ne jemi keshtu, na pelqen te kapemi me dike per ta vene ne loje kur gjerat nuk shkojne mire”.

Conte ka grumbulluar ne Kombetare si Eder ashtu edhe Varquez.
“Kombetarja italiane duhet te jete italiane. Kush nuk lind ne Itali dhe ka prinder te huaj nuk duhet te grumbullohet. Une, te pakten, e mendoj ne kete menyre”.

Te tjera Kombetare si Gjermania dhe Anglia, tashme jane multiraciale.
“Eshte nje situate tjeter, sepse lojtaret kane lindur ne ato vende. E imja, e perseris, eshte nje opinion personal: me pas ka rregulla qe e lejojne Conten te grumbulloje dhe ben mire qe i merr”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.