Inter-Candreva, lojtari ka thene po dhe ekziston kontrata e gatshme. Tani e ka radhen…
Merkato e Interit eshte ne pritje te asamblese se keshillit drejtues ne fundin e muajit, por per kete arsye Ausilio po qendron ne ven per momentin.
Emri me i lakuar dhe i preferuari i Mancinit eshte gjithmone Candreva, lojtari ideal per skuadren zikelter qe do te kompletonte me Banega, Perisic dhe Icardi repartin sulmues te Interit ne nje formacion baze 4-2-3-1. Pervec ‘po-se’ nga lojtari, ka edhe nje marveshje paraprake per kontraten e Candreva me agjentin e tij: eshte rene dakort mbi rrogen dhe zgjatjen e kontrates.
Per momentin Interi i ka kerkuar qe te prese pak sepse po pritet hyrja e kinezeve ne shoqeri e per te kuptuar se cfare investimesh mund te behen. E per tu llogaritur eshte edhe tratativa me Lazion qe nuk leshon terren tek shitja e lojtareve: Lotito kerkon 25 milione dhe nuk deshiron lotjare ne marveshje. Interi sot per sot nuk deshiron ti kaloje 20 milione eurot e ne to perfshihen edhe bonuset. Nese Chelsea e Contes do te futet ne gare, duke pare fuqine ekonomike te ketyre te fundit, do te ishte nje problem shume i madh per zikalterit qe i duhet te perballen edhe me FPF ne cdo tratative.