Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | June 25, 2019

Scroll to top

Top

2,347 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare sulmi: Ausilio ka fluturuar ne Hollande, pritet te mbyllet per Bruma

Inter Club Staff

Inter ka gjetur goditjen e pare per sezonin e ardhshem? Ndoshta, duke pare qe Piero Ausilio ka fluturuar ne Hollande per te siguruar sherbimet e Bruma. Kete gje shkruan sot e perditshmja Italiane Corriere dello Sport, e cila shpjegon se si mbrojtesi hollandez ndiqet edhe nga Everton, Liverpool, Southampton, Wolfsburg dhe Milan.

007 GARANTOJNE – “Piero Auslio ka fluturuar ne Amsterdam dhe ka takuar Jeffrey Bruma, mbrojtesin Hollandez te Psv i cili eshte alternativa e pare ne rast largimi te Mirandas apo Miurillo. Ai eshte i datelindjes 1991, dhe per nje transferim te tijin ne Milano ka shance te verteta. Bruma sapo ka fituar kampionatin ne Hollande dhe ndiqet nga afer edhe nga Wolfsburg, Everton, Liverpool dhe Southampton por edhe nga Milan. Pikerisht per kete motiv Ausilio ka vendosur te udhetoje drejt Amsterdamit: Te flase direkt me Bruma per te djegur konkurencen.”

TAKIMI – “Drejtori Sportiv i Interit eshte pare me Bruma ne hotelin Hilton te Amstedamit. Me lojtarin ishte edhe agjenti i tij, Jan de Visser. Te tre mendonin se ishin larg nga syte e mediave por ka dale komplet e kunderta. Natyrisht qe ne takim eshte folur per kontraten e transferimit ne Milano, nje qytet qe mbrojtesit i pelqen shume. Pas aventures se perfunduar keq tek Chelsea, Bruma deshiron te matet perpara se te transferohet tek nje ekip i madh tjeter. Ausilio ka perfituar nga ky udhetim edhe per te folur serisht me Vilhena dhe eshte munduar ta joshe e ta beje te pranoje oferten e Interit. Ne ditet ne vijim do te kuptojme me mire nese ja ka arritur. Nderkohe PSV kerkon per mbrojtesin 8-10 milione euro. Interi pret nderkohe se cfare do te ndodhe me Juan Jesus ne merkato e po ashtu edhe me Andrea Ranocchian.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.