
Jo vetëm Inter, edhe Barça në gjurmët e Kenedy.

Shumë vëzhgues evropian kanë mbetur të magjepsur me performancën e Kenedy, talenti brazilian i vitit ’96 që aktualisht i është lojtar i Flumineses. Shumë klas ka treguar i riu brazilian në kampionatin e fundit që u zhvillua në Amerikën Jugore për moshat U20, kjo, i ka rënë në sy edhe zbuluesve të Interit që për një muaj po mbajnë kontakte me klubin brazilian duke tentuar që ta “rrëmbejnë” kartonin e tij për afatin e ardhshëm të merkatos. Megjithatë për skuadrën zikaltër konkurrentët nuk mungojnë. Konkurrenti më i frikshëm është Manchester United por në orët e fundit, sipas shtypit spanjoll, edhe Barcelona ka filluar kontaktet e para për ta transferuar në skuadrën e tyre brenda një viti, por klubi blaugran duhet të presë që së pari t’i hiqet dënimi për bllokim të merkatos nga UEFA.
Related Posts
Agjenti i Icardit: “Më shume sesa një lojtar i thjeshtë. Ai…̶... 28/04/2015, 10:00 | Rinor Sopaj

Mancini: “Në EL 60%. Kovacic? Nuk diskutoj me agjentin. Bukur Icardi-Dyba... 03/04/2015, 15:45 | Rinor Sopaj

Sa i sigurt eshte transferimi i Lautaro Martinez tek Interi?... 28/02/2018, 19:22 | Inter Club Staff

Milan dhe Inter, teper te brishta: ja pse ne kete derby nuk mund te gabohet!... 02/03/2018, 18:03 | Inter Club Staff
