Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,609 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Në EL 60%. Kovacic? Nuk diskutoj me agjentin. Bukur Icardi-Dybala, dua Toure. Për Thohir dhe merkaton…”

Mancini: “Në EL 60%. Kovacic? Nuk diskutoj me agjentin. Bukur Icardi-Dybala, dua Toure. Për Thohir dhe merkaton…”
Rinor Sopaj

Raundi i 29 në Seria A edhe për Interin e Roberto Mancinit, skuadra e të cilit po mundohet t’i jap kuptim këtij sezoni në këto dhjetë ndeshje të mbetura. Shënjestra është Europa League e cila nuk është e lehtë për t’u arritur, por zikaltërit nuk janë të obliguar, por të paktën, duhet të provojnë. Pengesa e parë në këtë seri quhet Parma, një klub në vështirësi që gjindet në një situatë mjaft të vecantë: nëntë pikë në klasifikim, të themi, që janë në errësirë, por Interi nuk duhet ta nënvlerësojë kundërshtarin. Shënjestra është tek tri pikët, gjithashtu, do t’i bënte mirë skuadrës pas humbjes në Genova nga Sampdoria.

Si për cdo ndeshje tjetër, trajneri zikaltër paraqitet para shtypit për ta analizuar ndeshjen. Trajneri deklaron:
“Jam shumë i lumtur që u ktheva në Brunico, kam kaluar shumë kohë në këtë qytet. Ndoshta është hera e dhjetë që jam këtu për të punuar. Ambienti është i përsosur për të punuar, njerëzit janë shumë bujarë, dhe mendoj se do të jetë një ritakim i bukur”.

Cfarë mendon për iniciativën “Milionidinomi”?

“Mendoj se është shumë e rëndësishme dhe do të kthejë shumë njerëz në stadiume. Në të njejtën kohë do të kemi më shumë publik: mbështetësit janë thelbësor”.

Lojtarët janë poshtë pritshmërive?

“Të gjithë do të vlerësohen. Klubi do të vendosë për të ardhmen e të gjithëve, dhe ne duhet të japim më të mirën tonë. Rezultatet negative kanë qenë, por po shëndërrohemi në një skuadër, edhe pse ka akoma shumë gjëra ku duhet të përmirësohemi. Duam të marrim rezultate në këto dhjetë ndeshje të mbetura, edhe për mbështetësit tanë”.

Kovacic do të shëndërrohet në një pikë të rëndësishme në të ardhmen për Interin?

“Duhet të jetë i qetë, luan në Inter dhe të gjithë ia dëshirojnë të mirën. Gabimet mund të ndodhin, ngadalë-ngadalë do të përmirësohet”.

Juan Jesus do të konfirmohet në krahun e majtë të mbrojtjes?

“Do të vendosim nesër në mëngjes. Në Genova ka luajtur një ndeshje mjaft të mirë, ai është një lojtar i mirë, është i ri dhe akoma mund të përmirësohet. Duhet të luaj me krenari, por edhe të jetë i vëmendshëm”.

Cila është përgjigjja juaj për agjentin e Kovacic?

“Ai është i Interit. Nëse duhet t’i them dicka i them djaloshit. Nuk më intereson agjenti i tij”.

Thohir e ka kërkuar Evropën?

“Presidenti na ka kërkuar që të bëjmë mirë, por nëse luajmë si në Genova nuk guxojmë të humbasim. Duhet të shënojmë gola dhe të kërkojmë fitoren në cdo ndeshje. E duam Evropën”.

Si ndjeheni ju deri më tani?

“Ndjej keqardhje për mbështetësit, për klubin dhe për lojtarët të cilët kanë dhënë gjithcka. Isha në dijeni për vështirësinë, por mendoj se rezultatet do të vijnë vetëm me punë. Për tjetrën jam i bindur që do të kthehet si “reflektim”, jam i bindur 100%. Humbja nuk e gëzon askënd, kjo është e qartë”.

Dybala është një top player? Mund të luaj Icardi?

“Interi është një top club, pra ata të cilët do të vijnë tek ne, do të jenë lojtarë të një niveli të lartë. E kam thënë këtë, ndërsa argjentinasin nuk e kam njohur mirë, është i ri dhe sigurisht që do të shëndërrohet në një sulmues të madh. Me Icardin nuk do të kishte aspak vështirësi, por tani është në Palermo, është e vështirë që të përmbyllet tani”.

Cfarë mendon për situatën e Parmës? Mund të jetë një trampolinë ndeshja e nesërme?

“Mbështetësit kthehen në stadium për fitore, në qoftë se do të mendojnë që do të humbasim mund të vendosin të mos vinë në stadium. Ndonjëherë janë aty edhe në momentet më të vështira , por nesër duam të fitojmë. Ndeshja është e vështirë, Parma nuk ka cfarë të humbë: do të jetë një ndeshje e ngjashme me atë kundër Cesenas, do të na duhet shumë vëmendje. Kemi gjithcka për të humbur, dhe kemi dy javë që jemi duke e përgatitur këtë ndeshje”.

A iu brengosin vështirësitë e skuadrës me të “vogëlat”?

“Nuk mund të flas për periudhën kur nuk isha unë. Kur luan kundër skuadrave që në Milano vetëm mbrohen, nuk është e lehtë. Më kujtohet ndeshja kundër Torinos…Duhet të rritemi edhe në këtë aspekt, duhet të përballemi edhe me ndeshjet më të lehta”.

Përkundër vështirësive, besimi tek ju është gjithmonë: cfarë mendoni?

“Mbështetësit duhet të vijnë në stadium që të argëtohen, por kjo varet nga ne. Më bëhet qejfi për këtë besim, por duhet kohë që të arrijnë rezultatet. Nuk dua që dikush të flas për të shkuarën, skuadra po përmirësohet”.

Përse ju dhe Fassone e mendoni në një mënyrë të ndryshme merkaton e ardhshëm?

“Nuk është kjo. Është e qartë që duhet t’i kemi parasysh edhe parametrat, por jam i bindur që Interi do të kthehet në një skuadër garuese në vitin e ardhshëm. Pastaj nëse duhet të vijë ndonjë sakrificë e përmbyllur nga forca e skuadrës do ta bëjmë”.

Në këtë moment mund t’i vlerësoni edhe të rinjtë?

“Kemi shumë djem të zotë, disa stërviten, disa luajnë. Do ta kenë rastin e tyre, dhe për këtë jam i kënaqur. Nëse të rinjtë e meritojnë të luajnë unë nuk e kam asnjë problem që t’i fus në fushë”.

E keni ndryshuar strategjinë përsa i përket Yaya Toure?

“Unë gjithmonë kam thënë që është i Manchester City-it, pastaj nëse Interi do ta ketë rastin për ta transferuar atëherë ne do të jemi aty. Për momentin nuk ka asnjë përpjekje por nëse ekziston mundësia që Yaya dëshiron të vijë në Milano, atëherë mund të fillojnë përpjekjet, do të shohim. Por është e qartë, unë e dua në skuadër”.

Si i vlerësoni paraqitjet e Ranocchias dhe Podolskit me kombëtaret e tyre?

“Nuk i kam parë ndeshjet (qesh)”.

Sa do të peshojë mungesa e Icardit?

“Ai ishte shumë mirë, por kam besim edhe tek të tjerët që i kam në dispozicion. Sulmuesit duhet të shënojnë”.

Sa mundësi ka Interi që ta arrijë Evropën?

“Kemi 60% mundësi, por është e vështirë të thuhet dicka me saktësi”.

Nga Interi juaj i pare, kë do ta dëshironit në skuadrën tuaj aktuale?

“Sa për kuriozitet kam shkuar ta rishikoj skuadrën time të parë tek Inter para disa ditësh: ishin aq shumë lojtarë të mëdhenjë, kishim nevojë vetëm për vazhdueshmëri që të korrnim sukses. E vështirë ta thuash vetëm një, por sigurisht se Zanetti do të ishte i shkëlqyeshëm. Edhe Veron sigurisht. Kishte aq lojtarë të fortë, edhe Stankovic. Janë lojtarë të cilët kanë bërë historinë me Interin në vitet e fundit, por gjithsesi e kaluara mbetet e kaluar. Tani duhet të mendojmë për të tashmen dhe të ardhmen”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.