Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 23, 2017

Scroll to top

Top

11,461 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juve-Inter, mendoni se mbaroi dje? Orsato i ka thene Icardit: “Do shkruaj gjithcka”. Kapiteni rrezikon…

Juve-Inter, mendoni se mbaroi dje? Orsato i ka thene Icardit: “Do shkruaj gjithcka”. Kapiteni rrezikon…
Inter Club Staff

Protestat ne fundin e ndeshjes per nje ndeshje te arbitruar ne menyre te padrejte mund ti kushtojne shtrenjte zikalterve.

Ne fundin e ndeshjes, ne fakt, Mauro Icardi ka goditur topin drejt qendres se fushes, top i cili kaoi shume prane arbitrit Rizzoli. I njejti Rizzoli qe i ka kerkuar asistenteve te tij se kush e goditi topin drejt tij. Icardi ka tentuar menjehere te flase me Orsaton e per ti treguar qe thjesht goditi topin ne qender te fushes, jo per ta cuar ne drejtim te arbitrit, por ky i fundit (Orsato, ishte arbiter i portes dje) i ka thene se do shkruaje gjithcka, me kuptimin se ajo qe beri Icardi do te dergohet perpara komisionit disiplinor per te kerkuar nje pezullim te kapitenit Interist.

Nese arbitrat kane shkruar ate qe ndodhi nga kendveshtrimi i tyre, nga Gjykata Sportive e Federates mund te kete nje skualifikim dhe teper te rende per Icardin. Ndeshja ndaj Empolit, Bolognes dhe ndoshta edhe ajo ndaj Romes, mund te luhen pa kapitenin zikalter ne fushe, qe rrezikon keshtu tre ndeshje pezullim” - shkruan Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.