
Mazzola: “Vucinic-Guarin, shkembim me kuptim. Nuk do te jete problem, sepse…”
Ish interisti Sandro Mazzola ne IlSussidiario.net thote mendimin e tij mbi operacionin e pabesueshem qe eshte duke u mbullyr mes zikalterve dhe Juventusit:
Interi duket se e ka humbur Guarin dhe ka blere Vucinic? Shkembim merkatoje i mire?
“Sipas meje po, eshte nje shkembim me kuptim per zikalterit qe kishin nevoje per nje si Vucinic.”
Por malazezi nuk eshte shume i ri…
“Nuk ka rendesi, ka 31 vjet dhe ka akoma 2-3 vite ne nivel te larte, mund te beje edhe bomberin edhe assistmanin.”
Guarin do prishe shume pune?
“Nuk eshte nje lojtar qe ka bere ndonje gje te madhe tek Inter, shpesh ka qene jo i vazhdueshem, nuk eshte nje lojtar top. Dhe mund te gjendet nje zevendesues ne lartesi.”
Si pershembull?
“Une mendoj per Aquilani qe ne Fiorentina rrezikon te mos gjeje shume vend. Di ti beje te dyja fazat e lojes, mund te jete nje goditje ne merkato e vlefshme.”
Do te largohet edhe Ranocchia?
“Nuk besoj qe pas Guarin do te largohet edhe Ranocchia, sepse Interi me pare deshiron te gjeje nje zevendesues te italianit.”
Vetem ne kete rast Ranocchia do te largohet?
“Pikerisht, nese Interi do te kete nje lojtar te vlefshem per mbrojtjen, atehere mund te shese Ranocchian.”