Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,040 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Mancini? Eshte koha ta mbeshtesim. Suning po ben nje merkato te mire. Icardi…”

Moratti: “Mancini? Eshte koha ta mbeshtesim. Suning po ben nje merkato te mire. Icardi…”
Inter Club Staff

Ne keto dite nuk ka qene lajm vetem merkato e Interit, por edhe ceshtja Mancini. Per kete gje eshte shprehur edhe presidenti legjendar i Interit, Massimo Moratti. 

Ja fjalet e tij:

Cfare mendoni per ceshtjen Mancini?

“Natyrisht, edhe une qe me ndryshimet e tranjereve nuk beja shaka, nuk kam menduar ndonjehere te nderroj tranjer 20 dite perpara fillimit te kampionatit. Duhet qartesi, duhen mare vendime perfundimtare dhe ne rastin se deshirohet te vazhdohet perpara me Mancinin i duhet dhene mbeshtetje. Nuk duhet te kete alibi per asnje. Te gjithe duhet te jemi te bashkuar e te ecim ne te njejtin drejtim. Tranjeri duhet mbeshtetur.” 

Mendoni se zerat per te ardhmen e teknikut kushtezojne pergatitjen e skuadres?

“Nga jashte eshte e veshtire te gjykosh, por ndonjehere dhomat e zhveshjes pasqyrojne situaten dhe ndonjehere tjeter nuk pyesin se cfare ndodh jashte fushe por fokusohen tek skuadra ku luajne vetem dhe tek stervitja.” 

Beson se skuadra aktuale e ka detyrim arritjen e Champions League? 

“Ne leter Interi ka nje potencial prej vendi te dyte. Pastaj gjithcka do konfirmohet ne fushe. Pa llogaritur qe ka edhe pothuajse nje muaj merkato dhe mund te ndodhe gjithcka. Napoli dhe Roma besoj do te godasin serisht, por Interin e shoh mire.”

Interi ka bere pese blerje, a mund te vije i gjashti?

“Kane ardhur te gjithe lojtare me vlere, me duket se mbi te gjitha sulmi eshte super. Duke llogaritur te sigurte qe Icardi qendron.”

Sungin duket se ka ndermend te krijoje nje projekt fitues…

“Bazat jane te gjitha. Kinezet qe ne takimin e pare me kane dhene nje ndjesi shume te mire. Mendohej se do te duhej kohe per te nderhyre por ata po bejne menjehere nje merkato te madhe. E per kete komplimentoj edhe Thohir.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.