Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

286 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nicola Berti: “Me mire te jesh nje humbes se sa Milanist, por te dielen fitojme ne dhe Inter shkon…”

Nicola Berti: “Me mire te jesh nje humbes se sa Milanist, por te dielen fitojme ne dhe Inter shkon…”
Inter Club Staff

I intervistuar nga La Gazzetta dello Sport, ish-mesfushori zikalter Nicola Berti tenton te karikoje ambjentin zikalter ne prag te derbyt kunder Milanit te dielen ne darke: “Me mire humbes se sa te jesh Milanist. Por te dielen fitojme ne dhe ne Champions shkon Interi.”

Do te jesh ne stadium?

“Nuk besoj. Jane ca ngjyra qe kur i shoh live nuk me pelqejne (qesh nderkohe). Do e shoh ne divan…”

Milani vjen pas 12 ndeshjeve rradhazi ndermjet kampionatit dhe kupave pa humbje: je i shqetesuar?

“Eshte dicka qe mund te na shqetesoje, e pranoj. Kane bere shume mire edhe ne Rome, skuadra duket qe eshte e gjalle. Kane gjetur energji qe me perpara dukeshin te shteruara.”

E gjithe merita e Rino Gattusos?

“Mendoj se pikerisht eshte kjo sepse me perpara ishin te humbur. Tani vrapojne, jane mire edhe fizikisht. E pastaj luftojne nga fillimi deri ne fund te cdo ndeshjeje. Rino ka sjelle shum intensitet ne ate ambjent.”

Interi nderkohe ka fituar pa entuziasmuar ndaj Beneventos dhe ne total ka fituar vetem 2 nga 13 ndeshjet e fundit…

“Luciano Spalletti e di shume mire qe duhet punuar per te kerkuar zgjidhje te reja nga ato qe jane bere ne fillim te kampionatit kur me thjeshtesi lojes tone i shkonte per shtat kualitetet ne krah te Perisic dhe Candreva. Tani kundershtaret na njohin dhe na mbyllin andej nga ato ane. Duhet luajtur me shume me mesfushoret. Por kemi edhe zgjidhje te ndryshme me Rafinhan, Brozovic, Borja Valero dhe Candreva.

Po ju, cfare do te benit ne kete rast?

“Me siguri nuk dua te zevendesoj tranjerin, por qe ndaj Beneventos u pa Candreva me qendror ne fushe. Mund te jete nje zgjidhje e mire. Per mua, nder te tjera. Antonio eshte i paprekshem, duhet te luaje shume. E adhuroj, vrapon pafund, prandaj edhe tranjeret e duan. Pastaj degjoj shume gjera edhe per krosat e tij, por te shikojme pozitivisht: shume nga ato krosa qe aq shume shahen kane rezultuar asist perfekt per shoket e skuadres.”

Si pergatitet nje derby ne nje situate totalisht te kundert, edhe pse Interi eshte shume perpara ne klasifikim?

Eshte pikerisht kjo situate ajo qe e ben te bukur derbyn e se dieles ne darke. Eshte nje derby qe pergatitet ne menyre te thjeshte, sepse motivimi eshte gjithmone: mjafton te mendosh ngjyrat e kundershtarit dhe te vjen deshira per te vrapuar. Do te luaje edhe une nese do te me jepej mundesia…

Te dielen mund te rikthehet Mauro Icardi…

“Mauro eshte fondamental per kete skuader. Do te kete nje motivim te larte pas kater ndeshjeve te humbura per shkak demtimi. Eshte ndeshja perfekte per tu rikthyer. Zakonisht ai gabon te “dyten”, jo te paren. Keshtu qe nuk ka rendesi nese eshte derby, per te nuk ka problem, deshiron te rikthehet me ‘100 ne ore’ sa me shpejt. Icardi do te fluturoje sapo te shohi ato ngjyra te shemtuara kunder. Do te kete edhe deshiren per te nxjere skuadren nga momenti i keq dhe te ktheje Interin ne Champions e per te mos harruar qe eshte nje hap larg 100 golave ne Serie A.”

Cfare mendon per golat e Ranocchias dhe Skriniar pas gafes qe ben ne Genoa?

“Nje histori shume e bukur, jam shume i lumtur per ta. Andrea e meritonte ate gol dhe me pelqeu shume kur ne fund te ndeshjes perseriti rendesine e te luajturit si grup per te arritur ne Champions. Nderkohe Skriniar eshte tmerrsisht i forte, mund ta beje te gjithe repartin i vetem.”

Si do e surprizoje Gattuson nga minuta e pare?

“Karamoh. Sa do me pelqente ta shikoja ne fushe kunder Milanit. Do te ishte nje surprize e bukur per Ringhion, qe do i duhej te merte edhe masa.”

Nese do i shpjegoje Rafinhas se cfare eshte derby, cfare do i thoje?

“Do e kuptoje vete ai, nderkohe qe po afrohet ndeshja keto dite. Nuk duhen shume fjale, mjafton te ndezesh pak atmosferen.”

E ke pare kalendarin e javes se ardhshme?

“Cmenduri, do te luajne te gjithe skuadrat e para ne klasifikim me njera-tjetren, do te jete e rendesishme per Interin te beje pike ne derby sepse dikush nga kundershtaret direkt do te humbase ne Lazio-Juventus dhe Roma-Napoli.”

Ti i kujton gjithmone derbyt e tu me “kunja” per kundershtaret dhe duke derdhur djerse ne fushe, por edhe sot nuk ja le mangut ndonje fjal kur i takon rastesisht neper Milano. Cfare i keshillon interistave te sotshem?

“Qe te mos perqafohen shume perpara ndeshjes ne tunel: eshte derby!”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.