Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

5,055 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat e Inter-Udinese 3-1: Jovetic mer perdore Interin, ja Kondogbia i vertete. Melo…

Inter Club Staff

Interi mund Udinesen 3-1. Shenon Jovetic dy here dhe nje here Eder ne finalen e ndeshjes. Zikalterit shkojne -4 perseri nga Roma dhe +5 nga Fiorentina. Keto jane notat e ndeshjes:

HANDANOVIC 6.5 – Pa faj tek goli i Thereau. I pergjigjet lojtareve te Udineses sa here qe rrezikohet pas golit. Shpeton fitoren ne fundi ne ndeshjes ne pritjen ndaj Zapatas.

JUAN JESUS 5.5 – Widmer nuk ndricon ne anen e tij por kjo sepse Udinese duket pak ne sulm. Ne fazen sulmuese nuk luan mire: Nuk krijon kurre superioritet numerik ne krah dhe limitohet duke bere thjesht detyre mbeshtetese per sulmuesin ne krah.

PERISIC (19′ pjeses se dyte.) 6 – Ne krahun e majte jep shtysen qe i jep Interit mundesine te sulmoje kundershtaret me dhune. Ndihmon skuadren ne shenimin e golit duke bere edhe mbrojtesin e krahut. Fut shume topa te rrezikshem ne zone por Karnezis eshte i kujdesshem.

MURILLO 6 – I perpikte, preciz dhe i fuqishem. I pergjgijet Zapatas dhe nuk rrezikon ne asnje rast. Sa keq qe tek rasti i golit te Udineses Thereau i shpeton pikerisht markimit te tij, por paraqitja eshte pozitive.

MIRANDA 6 – Nuk ra shume ne sy sot por eshte teper eficent dhe nuk rrezikon asnjehere. Me eksperiencen e tij anulloi sulmuesit e Udineses.

NAGATOMO 5.5 – Nga ana e tij provon te jet me prezent se Juan Jesus por per Edenilson eshte nje liber i hapur. Asnje nga kroset e tij nuk arrin ne destinacion. Ne pjesen e dyte ndihmon skuadren me punen e tij te perhershme perpara dhe mbrapa.

FELIPE MELO 5 – Ne fazen mbrojtese nuk kishte ndonje pune te madhe per te bere sot. Por ne fazen e ndertimit nuk shkon aspak mire: Humbet te pakten 3 topa. Kur nuk i humbet nuk vertikalizon asnjehere por thjesht i kalon te shoket.

KONDOGBIA 7 – Nje tjeter ndeshje e mire e tij pas asaj ndaj Napolit. Sidomos ne pjesen e pare te ndeshjes kur ai ka nje marsh tjeter nga shoket e skuadres dhe ndryshe nga Melo provon te vertikalizoje. Shpesh ja arrin madje ka iniciative. Eshte ne rritje te ndjeshme ne krahasim me fazen e pare te sezonit.

BROZOVIC 7 – Si gjithmone tregon vlerat e tij. Eshte gjithandej ne fushe. Luan teper topa. Nuk ben asnje gabim. Sakrifikohet per skuadren. I jep nje top te mrekullueshem Biabiani nga ku lindi goli i dyte e per te perfunduar me nje assist per Eder tek goli i trete. Thjesht i mrekullueshem sot.

BIABIANY 6 – Nuk tergohet asnjehere i rrezikshem ne te majte ne pjesen e pare. Mancini e provon edhe ne te djathte por rezultati nuk ndryshon. Humbet nje rast kur ishte 0-0 ndeshja por ne pjesen e dyte muzika ndryshon. Mancini e vendos si mbrojtes krahu dhe arrin te jape nje assist per golin e avantazhit.

D’AMBROSIO (38′ pjeses se dyte) – Pa vote.

JOVETIC 7 – Ai i ndeshjeve te fundit eshte nje Jovetic shume i rendesishem per manovren sulmuese te Interit. Punon shume dhe per skuadren. Krijon raste dhe pason edhe pse shpesh here jo shum preciz. Kuptimi me Icardin po rritet nga ndeshja ne ndeshje. Krijon raste per gol, jep assiste e per me shume shenon dy gola qe vendosim permbysjen e Interit.

ICARDI 6.5 – Topin e pare e prek ne minuten e 19 dhe nga ai moment behet zot i zones kundershtare. Shoket e skuadres mbeshteten tek ai. Eshte edhe i tiji goli i pare i Jovetic pas atij pasimi te mrekullueshem te Mauros.

EDER (33’ pjeses se dyte) 6.5 – Nota vetem per golin sepse luajti shume pak per te dhene nje mendim per paraqitjen.

Tranjeri MANCINI 7 – Nese termometri i gjykimit te nje tranjeri varet nga volumi i lojes se ofruar nga skuadra vota nuk ka se si te mos jete pozitive. Sot ishte nje Inter qe shkelqeu. Decizive levizja per te spostuar Biabiany ne mbrojtes krahu.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.