Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

6,624 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat – Juan Jesus ne version horror. Mauro Icardi, a je normal? Ndersa Santon…

Notat – Juan Jesus ne version horror. Mauro Icardi, a je normal? Ndersa Santon…
Inter Club Staff

Interi barazon nje ndeshje 2-2 me Napolin, ku dukej se gjithcka ishte e humbur. Ne fillim Palacio e me pas Icardi, i japin Interit nje pike dhe shmangin humbjen ne San Paolo. Keto jane notat e ndeshjes:

Handanovic 7 – Shpeton Interin ne shume raste ne pjesen e pare. Pa faje tek golat e Napolit.

Santon 7 – Ne pjesen e pare vuan shume Mertens ne versionin turbo, por ne pjesen e pare ishte ai qe i dha shtyse Interit per barazimin e rezultatit. Perfundimisht nje lojtar tjeter.

Ranocchia 6 – Ndonje te dridhur na e jep ende, por sot nuk ka asnje faj tek golat, perkundrazi, sot ishte me te vertete deciziv ne shume raste.

Juan Jesus 4 – Kater apo eshte shume? Nje nate shume e keqe per te. Fajtor tek te dy golat. Higuain e ben te perjetoje nje film horror. Ne fund te ndeshjes levizje e deshperuar e Mancinit i cili e heq nga fusha. Ajo qe beri pershtypje tek ai sot eshte se gaboi gjithcka: Markim, pozicionim, pasim, pra gjithcka.

D’Ambrosio 5,5 – Personalitetin e ka gjithmone por vuajti ne fazen e mbulimit dhe disa here ne sulm. Mund te permirsohet.

Guarin 6 – Nje nate ‘pastice’ pak a shume. I fal Napolit aksionin e golit te dyte. Por me pas eshte gjithmone aty tek cdo aksion i Interit. Deciziv edhe kur nuk luan ne maksimum.

Medel 6 – Nuk mund te jete kudo ne fushe por ai e provon, duke konsideruar qe perreth tij luhet me vazhdimesi nga lojtaret e Napolit. Mbyll aty ku ka mundesi dhe disa here ndihmon edhe ne nisjen e aksioneve.

Brozovic 5 – Pas shume elozheve per te ja ku vjen nje nate negative edhe per te. Keq pothuajse ne te gjitha fazat e lojes, sidomos ne ate te ndertimit.

Shaqiri 6 – Luan 70 minuta te deshperuara duke pare se askush nuk i pergjigjet me te njejten gjuhe futbolli ne sulm nga shoket e skuadres. Provon i vetem por gabon, e me pas me ne fund zgjohen shoket dhe gjen pasimet e sakta dhe behet akoma me i rrezikshem.

Palacio 6 – Nje ndeshje aspak e mire deri ne momentin e golit. Me pas shenon dhe fiton edhe penalltine e 2-2. Nuk mund ti japesh nje note me te ulet dikush, qe me pak fjale, vendos ndeshjen. Por nota nuk duhet te fshehe te verteten: ndeshja e tij nuk ishte pozitive.

Icardi 6 – Kalon me shume se nje ore duke u ndeshur trup me trup ne cdo krosim ne Koulibaly dhe nuk eshte nje gje e bukur per te kaluar naten. Me pas zgjohet, i aftohet golit dhe penalltia qe shenoi ishte nje kryeveper.

Hernanes 6,5 – Hyn ne fushe me kemben e duhur dhe tregon me ne fund se ka nje gjendje fizike te pranueshme. Mund te jete nje karte e rendesishme per Interin nga ketu deri ne fund te sezonit.

Puscas – pa vote.

Mancini 6 – Faza mbrojtese mbetet nje problem por skuadra vazhdon te tregoje karakter te madh dhe i ka idete e qarta ne fushe. Por duke mbrojtur keshtu nuk shkohet larg. Po Andreolli? I takon atij ti besoje me shume.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.