Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

555 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nuk eshte nje rikthim, ky Inter ka dicka me shume. Ne sulm nje gur i cmuar per te cilin duhet te krenohemi!

Nuk eshte nje rikthim, ky Inter ka dicka me shume. Ne sulm nje gur i cmuar per te cilin duhet te krenohemi!
Inter Club Staff

Nese te dielen e ke qejf ta marresh me komoditet, zgjohesh me vone pas nje jave te lodhshme ose thjesht je i pergjumur atehere ndeshja e drekes ne Serie A eshte dicka fantastike, sidomos kur luan Interi. Dhe dje, sa here i eshte dashur nje tifozi interist qe te hap e mbylle syte per te kuptuar qe ajo qe po sheh eshte dicka reale?

Dicka per t’u mos u besuar, duke mos pasur mundesi te shohim progresin e cunave te Spallettit gjate javes. Duhet te shkojme te ndeshja me Chievon per te pare nje ndeshje te tille, por tani ka nje risi. Skuadra zikalter ka me vete edhe gjeometrite e Rafinhas, nje lojtar qe ka mesuar futbollin ne universitetin me te mire te botes. Pa harruar Joao Cancelon, qe nuk eshte me nje vlere shtese por nje faktor.

Askush qe prej kohes se Maicon nuk kishte ndikuar keshtu edhe nje lojen sulmuese te ekipit, duke nisur nga nje pozicion qe ne Itali shihet me shume si mbrojtes. Mund te themi edhe qe Cancelo eshte lojtari me teknik qe stervitet ne fushat e Appiano Gentile, edhe pse eshte vetem nje mbrojtes krahu. Kroson si asnje tjeter, dialogon mire me mesfushoret dhe leviz poshte e larte pa nderprere.

Ne mesfushe pastaj kemi te reja. Brozovic dhe Gagliardini jane ne ate fazen ku thjesht nuk mund t’i largosh nga fusha e lojes, sic kishte ndodhur me Borja Valero e Vecino ne nje tjeter moment te sezonit. Brozovic i ka te gjitha kartat per te qene mesfushori me i mire i ekipit, por sjelljet e tij te cuditshme tashme i njohim te gjithe. Italiani nga ana tjeter eshte rilindur, rekuperon, vertikalizon, ben presion te kundershtaret. Ndoshta heret ose vone do te kene renie dhe dy ish-lojtaret e Fiorentines do te kthehen ne formacion, por forma e tyre tani per tani eshte fantastike.

Pastaj dikush qe mund te identifikohet me pak rreshta ose me shume paragrafe, te percjellura nga te keqijat qe percjellin ambientin zikalter qe disa vite. Po flasim per Mauro Icardin, nje gur i cmuar zikalter. Shume i rendesishem. Ndoshta nuk do te jete ai lojtari qe ben ate levizjen qe con deri te goli, por me ate qe kemi pare Interi varet nga Icardi dhe anasjelltas, me ata topat dhe levizjet qe tashme duket se jane mesuar permendesh. Nje top i mire ne zone dhe ai e con ne rrjete.

103 gola ne Serie A dhe Interi kthehet me buzqeshje ne shtepi, dhe nje vend te katert ne klasifikim me nje ndeshje me pak per t’u luajtuar. Gjithcka shkon mire, edhe Perisic ka gjetur golin dhe duket se orkestra tashme funksionon. Por duhet te funksionoj keshtu deri ne fund te sezonit. Per nje fund te madh qe mund te jete shume i rendesishem per Interin. Nje fund i madh kampionati tani nuk mund te gabohet.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.