Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

775 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

KLASIFIKIMI I SERIE A – Interi rikthehet ne zonen Champions me nje ndeshje me pak!

KLASIFIKIMI I SERIE A – Interi rikthehet ne zonen Champions me nje ndeshje me pak!
Inter Club Staff

Te shumte ishin ata qe kishin projektuar nje humbje te Interit sot dhe nje largim i mundshem i zikalterve nga vendi i pare por skuadra zikalter sot tregoi nje prove te vertete kualiteti (do te thoshte Spalletti) por edhe karakteri.

Mbase ishin fjalet e Spallettit ata qe motivuan lojtaret ose ishte momenti per nje shkundje, por dicka eshte e sigurt: sot ne fushe u pa nje nga Inter-et me te mire te sezonit.

Zikalterit hodhen ne tapet Sampdorian ne nje nga transfertat me te veshtira te Serie A me rezultatin tenistik 0-5. 

Gjithcka e hapi Perisic ne minuten e 26 me goditjen mjaft te bukur me koke pas nje krosi te Cancelo dhe me pas Icardi e beri te dukej cdo gje si nje loje femijesh me 4 golat e tij, njerin me te bukurin se tjetrin.

Por kjo fitore i ka dhene Interit mundesi qe te rregulloje gjerat edhe ne klasifikim.

Tashme skuadra zikalter ndodhet ne vendin e katert te Serie A, 1 pike siper Lazios dhe eshte perseri ne Zonen Champions.

Por Interi ka edhe nje ndeshje per te rekuperuar, behet fjale per derbin qe do te luhet ne daten 4 prill ndaj Milanit.

Nderkohe, ky eshte klasifikimi i Serie A pas javes se 28: 

No automatic alt text available.

Ndersa ndeshjet e javes se 29 te Serie A jane keto:

No automatic alt text available.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.