Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,292 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pedulla: “Brozovic mund të largohet, dy goditjet e para do jenë…”

Pedulla: “Brozovic mund të largohet, dy goditjet e para do jenë…”
Rinor Sopaj

Eksperti i mirënjohur i merkatos, Alfredo Pedulla, ka dhënë konfirmime të rëndësishme në lidhje me merkaton e zikaltërve.

Pedulla është i bindur që zikaltërit i kanë në dorë dy lojtarë, Manolasin dhe Berardin: “Interi në verë do t’i bëj të gjitha ato që po i planifikon, të paktën katër prurje të rëndësishme. Ndoshta do ta bëj një shitje në mesfushë, mirëpo të një mesfushori jo të domosdoshëm, shembulli i Marcelo Brozovic i cili ka një klauzolë në kontratën e tij (50 milionë euro e vlefshme vetëm për klubet joitaliane). Suning Group po e pret me padurim që ta përforcojë skuadrën pasi që tashmë i kanë kaluar problemet me FFP-në. Tashmë ata kanë shfaqur interesim për disa lojtarë. Interi është në krye të garës për Kostas Manolas, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Roma. Domenico Berardi është në krye të listës, oferta e Interit pritet t’i kalojë 30 milionë euro. Frederico Bernardeschi mbetet i vështirë për t’u arritur, kartoni i tij vlerësohet mbi 50 milionë euro”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.