Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,754 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pioli, brenda disa oreve edhe zyrtarizimi: eshte ai tranjeri i ri i Interit. Ne kontrate edhe nje klauzole per…

Pioli, brenda disa oreve edhe zyrtarizimi: eshte ai tranjeri i ri i Interit. Ne kontrate edhe nje klauzole per…
Inter Club Staff

Stefano Pioli do te behet sot zyrtarisht nje tranjer i Interit deri ne 30 qershor 2018.

Pasi kaloi dy ore e gjysem dje pasdite ne zyrat e avokatit Angelo Capellini, njeriu i kontratave tek Interi, tranjeri me origjine nga Parma do te firmose sot zgjidhjen e kontrates me Lazion. Kete gje e konfirmon kete mengjes La Gazzetta dello Sport.

Tashme, me pak fjale, zyrtarizimi i Piolit eshte thjesht ceshtje oresh. E drejte edhe koha e mare per zgjidhjen e kontrates me Lazion. Ndermjet teknikut dhe bashkpunetoreve te tij, presidenti i Lazios i bie te kurseje rreth 2,5 milione euro rroga qe supozohej t’ja paguante deri ne fundin e sezonit. Me shume mundesi. Pioli dhe stafi i tij, vetem e vetem qe te firmosnin me Interin, do te heqin dore edhe nga rrogat e ketij viti – nenvizon e perditshmja italiane -. Pioli do te fitoje 1,4 milione euro deri ne fundin e vitit, ndersa per sezonin e dyte rritja e rroges do te shkoje ne pothuajse 2 milione euro. Ne kontraten e tij me Interin, eshte shtuar nje klauzole e cila thote se nese klubi deshiron te mbylle raportin me tranjerin ne 30 qershor 2017, mund ta beje kete gje pa penalitet. I njejti opsion qe ishte edhe ne kontraten e De Boer, per te qene me te qarte, gjithmone sipas Gazzettas.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.