Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 29, 2022

Scroll to top

Top

290 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Premium Sports – Inter e Guangzhou pas Nainggolan. Roma nuk e konsideron si te pashitshem dhe…

Premium Sports – Inter e Guangzhou pas Nainggolan. Roma nuk e konsideron si te pashitshem dhe…
Bujar Berishaj

Radja Nainggolan, ashtu edhe si verat tjera, po lidhet edhe kete vere me nje kalim te Interi.

Te gjitha gazetat ne Itali por edhe njerezit e shquar te merkatos si Di Marzio e Pedulla po flasin keto dite per nje interesim te zikalterve per belgun.

Spalletti do e mirepriste krahehapur mesfushorin ne Pinetina sepse tashme e njeh shume mire dhe ka punuar me te ne fushat e Trigorias gjate kohes sa kane qene se bashku ne kryeqytet.

Nderkohe ne keto minuta eshte Premium Sport qe jep te reja rreth situates se Radja Nainggolan duke thene: “Pas tij jane Inter dhe Guangzhou i Cannavaros nga Kina, qe ofron per mesfushorin nje rroge me te madhe sesa Suning per te bindur belgun”.

Dhe duket se ne kete merkato Roma nuk e konsideron me ate si te pashitshem, duke marre parasysh edhe transferimet e Coric e Cristante gjate ketyre diteve.

“Te pashitshem ne Trigoria nuk ka”, jane fjalet me te cilat Premium Sport jep te rejat e fundit rreth se ardhmes se Nainggolan.

Me heret eshte raportuar se Interi do te ishte i gatshem qe t’i ofroj atij nje rroge deri ne 4,8 milione ne menyre qe Nainggolan t’i bashkohet projektit zikalter dhe te jete nen urdherat e ish-trajnerit te tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.