Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,324 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rabiot-M’Vila-Casemiro: Mundet! Ja detajet e tre tratativave…

Rabiot-M’Vila-Casemiro: Mundet! Ja detajet e tre tratativave…
Inter Club Staff

Cambiasso eshte larguar. Guarin ka valizhet tek koka e krevatit dhe Kuzmanovic shume shpejt do te largohet. Mesfusha e Interit rrezikon te pesoje ndryshime te medha, dhe sic ndodh shpesh ne te tila raste per tre emrat qe largohen duhet te jene tre emra qe duhet te zene vendin e tyre.

Sot ne te perditshmen Italiane Gazzeta dello Sport shkruhet se eshte e hapur rruga qe sjell te riun e talentuar te Paris Sain Germain, Rabiot. Gazzetta e ka ‘eleminuar’ Romen nga gara per djaloshin mesa duket dhe sipas tyre eshte nje gare koke me koke ndermjet Interit dhe Juventusit. Zikalterit kane arritur marveshjen me PSG dhe po mundohen te perdorin miqesine ndermjet dy Presidenteve, nderkohe bardhezinjte kane marveshje me lojtarin. Cmimi i lojtarit nuk eshte i diskutueshem: 5 milion euro.

Nderkohe ka te reja edhe per M’Vila: Ausilio ka vendosur te mos perfshije Taiderin ne tratative e cila do te mbyllet brenda te martes. Operacioni do kushtoje ne total 9 milione euro. Mbetet per tu vendosur nese do te paguhet ne 2016 pas nje huazimi te thjeshte apo zikalterit do te paguajne nje pjese tani dhe nje pjese ne fundin e sezonit. Edhe pista qe te con tek Casemiro eshte akoma e nxehte. Vazhdojne dialoget me Real Madrid dhe mesa duket lojtari ka nje deshire te madhe te vije tek zikalterit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.