Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

872 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Interi zgjedh objektivin e ri: Ne sulm tek Arsenali per Campbell, eshte i arritshem sepse…

Sky – Interi zgjedh objektivin e ri: Ne sulm tek Arsenali per Campbell, eshte i arritshem sepse…
Inter Club Staff

Nje ide e re merkatoje e cila sapo eshte futur ne listen e “shpenzimeve” zikalter nga drejtori sportiv i Interit Ausilio dhe qe eshte zbuluar ne oret e fundit nga Gianluca Di Marzio, eksperti i njohur i merkatos se Sky.

Nepermjet faqes se tij zyrtare ne internet, Di Marzio ka shpjeguar se si Interi ka vene syte tek Joel Campbell, talenti i Arsenalit dhe i Costa Rica-s i cili ka impresionuar ne boteror. Kete gje e konfirmon edhe nje nga agjentet e lojtarit.

Ja cfare eshte shkruar nga Gianluca Di Marzio sot: “Interi po leviz qe tani per merkaton e janari me ‘drita te fikura’. Objektivi eshte nje sulmues, por vetem me kushte te favorshme dhe me karakteristikat e duhura. Nder idete ne mendjen e drejtorit sportiv te Ausilios gjendet edhe emri i Joel Campbell, sulmuesi i datelindjes 1992, qe ne boteror luajti shume mire me kombetaren e tij. Aq mire luajti sa meritoi nje shans edhe tek Arsenali, pas shume vitesh ne huazim(i fundit tek Olympiacos).Ne vere e deshironte Milani, por Wenger refuzoi ta shiste: Beri disa gola ne miqesore dhe luajti shume mire. Por deri ne kete moment ai ka luajtur vetem 55 minuta ne Premier League dhe Champions League bashke dhe asnje gol. E keshtu emri i tij eshte shume i nxehte per merkaton e Janarit edhe pse eshte ekstra-komunitar. Ai mund te luaje si sulmues i dyte ose si sulmues krahu dhe kemben e preferuar ka ate te majten. Per Interin eshte nje ide e cila konfirmohet edhe nga njeri nga agjentet e tij. Priten zhvillime te tjera ne javet ne vazhdim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.