Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,532 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SKY – Motivet pse Interi shpenzoi per Belfodil

SKY – Motivet pse Interi shpenzoi per Belfodil
Xhorxh Gellci

Eshte folur shume per shpenzimet e medha per te blere gjysmen e kartonit te Belfodil. Shume e konsideruan nje shpenzim te ekzagjeruar, duke pare se do jepen 10 milion dhe dhenia hua e Cassano dhe Silvestre (ky i fundit me te drejte blerje). Ashtu sic shpjegon Luca Marchetti, ky eshte nje operacion qe u pershtatet te dy shoqerive sepse Interit do i duhej te paguante per rrogen e Cassanos plot 5 milion euro, ndersa per Silvestren pothuajse 3. Te dyja rrogat per vitin e ardhshem do te shkonin 8 milion euro. Duke kursyer keto paga, dhe teorikisht duke shpenzuar vetem 2 te tjera, eshte mundur te blihen paraqitjet e Belfodil.

Ndersa Parma, ka nxjerre nje perfitim te madh, duke llogaritur sa ka shpenzuar per ta marre Belfodil.

Nderkohe paga e Belfodil nuk eshte shume e larte sepse lojtari eshte i vitit 1992, dhe gjithashtu eshte nje siguri per te ardhmen e sulmit te Interit, duke pare paraqitjet qe ka arritur te ofroje ne Serine A, edhe pse ne moshe te vogel. Problemi i vetem ngelet gjithmone ai i lidhur me Cassanon: ne rast te nje oferte me te larte per lojtarin nga ana e Genoas, nuk dihet se cfare do te zgjedhe te beje sulmuesi barez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.