2,454 views

Sparta Praga-Inter: de Boer këmbëngul në 4-2-3-1. Palacio sulmuesi i vetëm, Icardi…
Rifillon nga Praga rruga e Interit në fazën e grupeve të Europa League. Formacioni zikaltër, pas humbjes kundër Hapoel, pothuajse është i detyruar t’i marrë tri pikët kundër Spartës. Frank de Boer, nuk ndërron ide, dhe këmbëngul në 4-2-3-1. Përpara Handanovic do të luajnë D’Ambrosio, Ranocchia, Murillo, Miangue, përpara mbrojtjes Gnoukouri dhe Felipe Melo, Candreva, Banega dhe Eder pas sulmuesit të vetëm që pritet të jetë Palacio. Perisic dhe Icardi? Gati në stol për të ofruar konkurrencë.
(Gazzetta dello Sport)