Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,209 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rishikim Inter-Juventus – Shaqiri është në kërkim të shpengimit, Gnoukouri rrezikon Brozovic. Turnover për Allegrin

Rishikim Inter-Juventus – Shaqiri është në kërkim të shpengimit, Gnoukouri rrezikon Brozovic. Turnover për Allegrin
Rinor Sopaj

Derbi i Italisë është gjithmonë derbi i Italisë, edhe nëse Juventusi mendon për dicka krejtësisht tjetër ndërsa Interi për një vend që dërgon në fazën preliminare të Europa League. Në Meazza, në pasditen e vonë, zikaltërit dhe bardhezinjtë do të zhvillojnë një betejë si gjithmonë për të marrë më të mirën e kundërshtarit të tyre, t’i rrëmbejnë tri pikët dhe mbi të gjitha, t’i nderojnë mbështetësit e tyre.

TAKTIKAMancini duhet të heq dorë nga dy lojtarët të cilët janë thelbësorë për mesfushën e tij: njëri është Guarin, gjithmonë titullar prejse është rikthyer Mancio në krye të skuadrës zikaltër, tjetri është Hernanes, i skualifikuar. Shaqiri do të jetë pas dy sulmuesve që ta zëvendësoj brazilianin, ndërsa për vendin e kolumbianit po luftojnë Brozovic dhe Gnoukouri, me kroatin i cili për momentin është përpara. Mbrojtja do të jetë e qëndrueshme, me Juan Jesus si mbrojtës i majtë, ashtu sic konfirmohen në sulm dyshja argjentinase IcardiPalacio. Pak janë mundësitë që ta shohim nga minuta e parë Podolskin në një rreshtim 4-2-3-1.

KUNDËRSHTARËT – Pirlo, Chiellini, Evra, Buffon, Tevez, Vidal dhe Caceres i lënduar: këta janë elementet në të cilët Allegri nuk dëshiroi dhe tashmë nuk mund të mbështetet. Trajneri i Juves ka lënë në shtëpi shumë lojtarë të mëdhenj, është shumë e qartë që dëshiron t’i lë të marrin frymë pas angazhimeve shumë të rëndësishme. Mirëpo kushdo që do të hyj në fushë do të mundohet t’i tregoj vlerat e tij, pikërisht për këtë Interi duhet të ketë kujdes dhe nuk duhet të fle mirëpo sigurisht se janë më të qetësuar. Shumë ndryshime dhe zgjedhje të cilat do të interpretohen nga Allegri.

RREZIQET – Në mungesë të Tevez, sulmi do t’i besohet Llorentes i cili në krahë do t’i ketë Pepen dhe Coman. Një rreshtim 4-3-3, në të cilin Marchisio do të luaj si mesfushor i brendshëm ku së bashku me Pereyran dhe Sturaron do ta kompletoj repartin e mesfushës. Paparashikueshmëria dhe dëshira për t’u futur fuqishëm në një ndeshje të këtij lloji do të jenë armët që Allegri mund t’i shijoj, duke provuar ta vë në vështirësi një mbrojtje si ajo e zikaltërve e cila nuk është gjithmonë e pamposhtur.

KU TË GODITET – Mungesa e kaq shumë titullarëve mund të jetë thelbësore, mbi të gjitha në repartin e mbrojtjes ku tani i mbetet sulmuesve zikaltër që ta gjejnë celësin e duhur për ta mposhtur Storarin. Ashtu sic ka ndodhur në ndeshjen kundër Parmës, gjithashtu, edhe në derbin kundër Torinos, Juventus shëndërrohet në një skuadër të preferuar për ekipin kundërshtar në qoftë se mungojnë disa elemente të planit të parë: Palacio dhe Icardi kanë kualitetet dhe karakterin për ta vënë në vështirësi skuadrën e Allegrit.

SYTË TEK…Shaqiri. Në mungesë të Hernanes, më të mirit në këtë pjesë të sezonit të shtëpisë zikaltër, tani do t’i mbetet ish-lojtarit të Bayern Munich që të kthehet përsëri në rolin e mesfushorit ofansiv. Xherdani ka dëshirë të madhe për të bërë mirë dhe t’i lë mbresa mbështetësve zikaltër me një paraqitje kulminante në Derbin e Italisë. Në konferencë, Mancini ka inkurajuar zvicerianin, duke thënë se është duke u stërvitur shumë mirë: tani do t’i mbetet lojtarit t’i jap vazhdimësi fjalëve të trajnerit në fushë dhe të shfaqë të gjitha vlerat e tij.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (4-3-1-2): Handanovic; D’Ambrosio, Ranocchia, Vidic, Juan Jesus; Brozovic, Medel, Kovacic; Shaqiri; Palacio, Icardi.
Në stol: Carrizo, Andreolli, Felipe, Santon, Nagatomo, Dimarco, Kuzmanovic, Obi, Gnoukouri, Bonazzoli, Podolski, Puscas.
Trajner: Mancini.
Të skualifikuar: Hernanes (1).
Jo në dispozicion: Jonathan, Dodò, Campagnaro, Guarin.

JUVENTUS (4-3-3): Storari; Romulo, Barzagli, Ogbonna, Padoin; Pereyra, Marchisio, Sturaro; Pepe, Llorente, Coman.
Në stol: Rubinho, Audero,Marrone, Bonucci, Lichtsteiner, De Ceglie, Asamoah, Pogba, Morata, Matri.
Trajner: Allegri.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Caceres.

GJYQTAR: Doveri.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.