Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,821 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pinamonti ‘kalon klasen’ me note maksimale: Inter i qendron afer dhe ne te ardhmen parashikon…

Pinamonti ‘kalon klasen’ me note maksimale: Inter i qendron afer dhe ne te ardhmen parashikon…
Inter Club Staff

Edicioni i perditshem i Gazzetta dello Sport promovon me nota te plota Andrea Pinamontin, i cili ne ndeshjen e ndeshje u be protagonist i nje paraqitjeje mjaft te mire ne Europa League. Kete shkruan sot e perditshmja Italiane.

GJITHCKA NE NJE MOMENT – “Debutimi ne moshen 17 vjec e gjysem dergon menjehere Andrea Pinamontin ne vendin e 4 ne debutuesit me te rinj ne historine e Interit ne Europe. Me te rinj se ai kane qene vetem Federico Dimarco, Beppe Bergomi dhe Federico Bonazzoli. Numri 99 i Interit aktual, i cili doli nga fusha per nje bllokim te vogel muskular, terhoqi rreth tij te gjitha dritat ne San Siro pas stopimit te topit qe beri pas krosimit te Senna Miangue (dy produkte te te rinjve zikalter). Kontroll, ekuiliber dhe nje pasim i sakte dhe i shpejte drejt Eder, i cili shenoi edhe golin e 1-0. Ne ate moment te vogel duket mjaft mire kapaciteti i madh qe ka ky djalosh. Gjashte muaj me pare u mund nga Atalanta ne finalen e Allievi me bluzen zikalter dhe prej kater muajsh eshte sinonim i golit me Primaveren (12 te tille ne 10 ndeshje) e tani arriti deri ne tek debutimi me skuadren e pare. Ende heret per te thene se Interi ka ne shtepi nje pasardhes te Icardit, por e sakte te thuash qe Inter ne shtepi ka nje djalosh serioz dhe nje sulmues me prespektive: e cfare prespektive!”

MBESHTETJE NGA TE GJITHE – “Pak a shume te njejtin mendim ka edhe Stefano Pioli. «Pinamonti ka kualitete shume te mira qe nuk jane te lehta per ti gjetur tek te rinjte e sotshem. Eshte serioz, kokeulur dhe ka te ardhme». E meqe po flasim per te ardhmen, te themi qe pas kesaj ndeshje stervitjet me skuadren e pare do te shtohen dhe grumbullimet gjithashtu, sidomos pas dhjetorit, kur skuadra do te shkurtohet pak sepse sulmi ne keto momente eshte i mbipopulluar. Dje Andrea u ndal edhe perpara mikrofonave dhe u duk teper i turpshem, pershendeti te gjithe gazetaret, pasi u pergezua nga te gjithe shoket e skuadres te cilet i dhane nga nje perqafim te ngrohte me radhe. Sidomos Palacio dhe Melo nder te tjeret. Sjellja e tij ka prekur te gjithe ambjentin, nje ambjent qe ne vitet e kaluara ka pare edhe dike si Mario Balotelli…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.