Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,938 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Une jap gjithcka nga vetja per te permiresuar Interin. Kurre…”

Mancini: “Une jap gjithcka nga vetja per te permiresuar Interin. Kurre…”
Inter Club Staff

Pas barazimit me Estudiantes, tekniku i Interit, Roberto Mancini eshte prezantuar ne sallen e konferencave ku ka folur per mediat.

Ja fjalet e Mancios: “Te dorehiqem? Ju keni folur dhe vazhdoni ta beni per keto gjera, por une ne asnje moment nuk e kam thene qe ka tension apo qe do te largohem. Une jam ketu per te permiresuar Interin dhe per te punuar per Interin. Jap gjithcka qe kam nga vetja per t’ja arritur dhe me vjen keq qe ne kete moment kemi shume pak lojtare ne dispozicion sepse deri me tani kjo faze parapergatitore ka qene goxha e lodhshme per djemte. Nuk kemi pasur mundesine te bejme shume zevendesime edhe sot pas nje 30 minuteshi te pare te mire, ne pjesen e dyte kemi rene goxha. Nuk kishim as zevendesime per te bere.” 

CANDREVA“Nese Candreva mund te me jape qetesi? Candreva eshte nje lojtar i Lazios, jo i Interit. Faza pergatitore e tensionuar mund te beje qe sezoni te shkoje dem? Nuk e di. Une jam duke bere me te miren per Interin sepse dua te bej skuadren te jete gati qe ne javen e pare te kampionatit. Cdo gje tjeter nuk me intereson aspak.”

ICARDI “Mungesa e lidhur me kontraten e tij? Jo, ka provuar sot ne mengjes te ishte i gatshem por ka dhimbje ne shpatull. Ta rrezikoja nuk do te kishte kuptim.”

THOHIR“Nese jam i lumtur qe Thohir ka hequr Icardin nga merkato? Une jam tranjeri dhe ai eshte presidenti. Nuk duhet te jem i lumtur per cdo gje qe thote ai.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.