
Merkato Inter, Strootman objektivi i pare ne mesfushe. Ne sulm syte tek Memphis…
Zikalterit kane ndjekur nga afer Hollanden per te ndjekur De Vrij, mesfushorin e Romes dhe sulmuesin e krahut te Lyon.
Kampionati eshte ndalur per shkak te miqesoreve te kombetareve, por Interi nuk ka mbetur aspak e palevizshme.
Vezhguesit zikalter jane vene ne pune per te vezhguar dy lojtare qe mund te jene protagoniste te merkatos se ardhshme: De Vrij dhe Strootman.
Mbrojtesi i Lazios duket se eshte nje lojtar i Interit tashme sepse Stefan ka dhene ‘ok’ e tij per kete transferim.
Per sa i perket mesfushorit te Romes, ai eshte nje nga objektivat kryesore te Interit per mesfushen e sezonit te ri.
Vezhguesit e klubit zikalter jane pare te premten tek tribunat e Amsterdam ArenA per Hollande-Angli, por edhe dje ne Gjeneve per Portugali-Hollande.
Ne ndeshjen e pare De Vrij dhe Strootman kane luajtur titullare ne ndeshjen e humbur nga Hollanda me rezultatin 1-0, ndersa dje te dy kane qene ne pankine.
Por nje sy edhe tek Memphis Depay (titullar tek te dyja ndeshjet) i Lyon. Sulmuesi i krahut ka luajtur ne nivel shume te larte kete sezon dhe po kerkohet edhe nga Milani, qe ashtu si Interi, eshte ne kerkim te nje sulmuesi krahu.